Prej më shumë se 3 orësh në Komisionin Hetimor ku po jep dëshminë e tij, kryeministri Rama tha se fakti që Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në kërkim këto janë faktet e drejtësisë së re ndërsa me ironi u shpreh se nuk e di se kur do të kthehen nga arratia.
Tabaku: Ju po i drejtoheni disa herë kompanive që kanë marë në zbatim kontratat koncensionare si zbatues projekti. Projektet sapo thatë janë krenari, shumë të mira. Këta sot janë në kërkim, si ka mundësi që kjo drejtësia e re nuk po funksionon me këta? Nuk kishin asnjë eksperiencë kur korën këto kontrata?
Rama: Më erdhi një lajm që Becketi është dënuar me 17 vite. Më pyesni si bashkëpunëtor i strukturës së tyre kriminale se nuk kuptoj që më pyet si janë në kërkim? Duhet ta di unë këtë?
Sot le të më ccohet kush të dojë e të thojë që jo më larg se 4-5 vjet përpara e ka imagjinuar që në Shqipëri do të vinte dita që dy ministra do ishin para hekurave, që do të ishin nga mazhoranca qeverisëse dhe që kjo do të ndodhte me mbështetjen paekuivok të mazhorancës për drejtësinë.
Drejtësia e re është një bebe do kohë për t’u rritur por sot jemi përpara jë fakti që një punë kaq e rëndësishme dhe që ka rezultuar me vepra kaq të rëndësishme.n Këto janë faktet e drejtësisë të re. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi. Për ata që jaë në kërkim, drejtësia e re i kërkon.Se kur do kthehen nuk ua the dot se është sekret i strukturës kriminale.


