• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË KURBIN/ Grabitën me dhunë 150 mijë lekë në një banesë, në pranga një nga autorët, 2 në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË KURBIN/ Grabitën me dhunë 150 mijë lekë në një banesë, në pranga një nga autorët, 2 në kërkim

23 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e 12 janar 2022 kur ishte në shtëpinë e tij. 3 grabitës me maska kanë shkuar në banesën e A.L. duke e dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh.

Njoftimi

Kurbin – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vinjolli”.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në janar 2022, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit A. L.

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, duke vlerësuar çdo informacion dhe duke administruar çdo provë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, kanë finalizuar operacionin “Vinjolli”.

Si rezultat i këtij operacioni është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj.

Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit E. D., 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit Islam Kabili , 30 vjeç, banues në Krujë dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Egli Durma, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.

Vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRET VENDIMI/ Ndryshojnë rregullat: Si do të jetojnë tani shqiptarët me pandeminë
Previous article "E KAM PËRJETUAR KËTË FAMË NË ITALI..."/ Iliri flet për ditët e para pas daljes nga "BB VIP"

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT