• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI EKSTREM I TALEBANËVE/ U kërkojnë grave të mbulohen, qoftë edhe me batanije
Home
Nderkombetare

VENDIMI EKSTREM I TALEBANËVE/ U kërkojnë grave të mbulohen, qoftë edhe me batanije

22 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Policia fetare e talebanëve u ka thënë grave që punojnë në Qeverinë e talebanëve të mbulohen, pasi në të kundërtën mund të humbin vendet e punës.

Ministria për Promovim të Virytit dhe Parandalim të Vesit, ka thënë më 22 shkurt se gratë nuk duhet të shkojnë në punë nëse nuk janë të mbuluara në mënyrën e duhur.

Ende nuk është bërë e qartë pse kjo deklaratë është lëshuar në këtë kohë.

Shumica e grave në Afganistan kanë gjithmonë kokat e mbuluara kur dalin në publik.

Ato mund të vendosin “tjetër lloj hixhabi. Varet nga ato, por ato duhet të mbulohen si duhet… apo edhe të vendosin batanije”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë për agjencinë e lajmeve AFP.

Shumica e grave kanë humbur vendet e punës në institucionet qeveritare prej kur talebanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Liderët talebanë kanë pretenduar se gratë do të lejohen të kthehen në punë kur të krijohen ato që i konsiderojnë kushtet e duhura, siç është ndarja e hapësirave brenda zyrës.

Prej marrjes së pushtetit nga talebanët, zyrtarë të Perëndimit dhe aktivistë, bashkë me disa brenda Afganistanit, kanë shprehur shqetësime për të drejtat e grave nën rregullin ekstrem konservator të udhëheqësisë së talebanëve./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Kërcënohet ish-oficeri i RENEA: Nuk hipi më në makinë pa e kontrolluar. Një sinjal…
Previous article “LA CASA DE PAPEL" NË MES TË TIRANËS/ Si u tentua të grabitej banka me tunele të nëndheshme, gjenden brenda tyre…

Delo.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT