• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PI PAK UJE, QETESOHU”/ Debat i ashpër mes Tabakut dhe Veliajt për inceneratorët. Deputetja: Të mund ty dhe këta të 10-të
Home
Politikë

“PI PAK UJE, QETESOHU”/ Debat i ashpër mes Tabakut dhe Veliajt për inceneratorët. Deputetja: Të mund ty dhe këta të 10-të

22 February, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot ishte i thirrur për të dhënë dëshminë e tij.

Debatet mes tyre kanë degjeneruar në akuza personale. Veliaj e akuzoi Tabakun për mashtrim, duke i kujtuar se ai ka fituar përballë saj dhe gjykata e ka dënuar për shpifje.

Nga ana tjetër Tabaku kërkoi administrimin e vendimit te këshillit bashkiak, duke i thënë se do ta ketë përballë sa herë ka abuzime, duke i thënë “se të mund ty dhe këta të 10”, duke iu referuar anëtarëve socialistë të komisionit.

Debatet:

Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkia, mos bëj si viktimë se nuk je viktimë.

Veliaj: Po të jetë për përballjet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je e dënuar për shpifje.

Tabaku: Më lexo vendimi i këshillit bashkia…

Veliaj: Ja ku e ke, unë në dallim nga ju vij i përgatitur dhe  nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën të TV.  Më lerë të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova që kam folur në emër të bashkisë dhe jo të qarkut. Po ju lexoj që të njëjtën shkresë ka shkuar edhe Isa Sakja i Kavajës.

Tabaku: Do ta administroj edhe kërkesën e Isa Sakjës.

Veliaj: E vetmja gjë që unë i them Sakjes është që bie parimisht dakord….Ju përshini vetëm shkresën time

Tabaku: Nuk kam ardhur të dëgjoj politikën tënde.

Veliaj: Ke ardhur të mësosh dhe mos gënjesh

Tabaku: Ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend

Veliaj: Je dënuar me vendim gjykatë

Tabaku: Sakja nuk e ka territorin e Tiranës dhe të kavajës. Pyetjes i bëj unë këtu.  I kërkoj që të administrojmë vendimin e këshillit bashkiak. Ju lutem, administroni vendimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Jam duke u përgjigjur…merr pushim dhe qetësohu

Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës

Veliaj: Në dallim nga bashkia e Vorës…pi ujë dhe qetësohu

Tabaku: Aq e qetë jam sa ke 10 mbrojtës këtu dhe ju dal ballë ty dhe këtyre këtu

Veliaj: Gjykata të ka nxjerrë shpifëse

Tabaku: Bashkë jemi përballur dhe përballë do më kesh sa herë …fatkeqësia më e madhe është se ti përdor SPAK si qen sulmi. Unë nuk e bëj dot. Ti e përdor prokurorinë si qen sulmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUTIN NIS LËVIZJET E PARA DREJT PUSHTIMIT TË UKRAINËS/ Johnson e paralajmëron: Do iu godasim shumë fort me…
Previous article KRIMI NË VEND/ Kamera sigurie që lexojnë targat në çdo zonë "të nxehtë" të Tiranës, nis montimi i tyre në kryeqytet

F.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT