• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Balluku: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë. Tabaku: me këtë 7×7=42 shkoi njëri në burg
Home
Politikë

DEBATI/ Balluku: Vjedhja 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë. Tabaku: me këtë 7×7=42 shkoi njëri në burg

21 February, 2022 F.autor Politikë

Debatet mes kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, u ndezën gjatë dëshmisë së Ballukut në komision. Balluku akuzoi demokratët se abuzojnë kur thonë se dëmi ekonomik në çështjen e inceneratorëve është 430 milionë euro.

“Abstragoni se ka një vjedhje 430 milionë euro, si historia e 2 mijë karrigeve për 5 mijë delegatë”, tha Balluku, duke shkaktuar reagimin e demokratëve në komision pasi iu referua akuzave për falsifikim të personave që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD më 18 dhjetor 2021.

“Nuk ka problem, me këtë 7×7 bëjnë 42 shkoi njëri në burg, të shohim mos shkon edhe ndonjë tjetër”, iu përgjigj Tabaku. “430 milionëshi nuk ekziston. Vetëm nëse marrin në konsideratë çfarë do të ndodhë në 30 vitet e ardhshme, duke shtuar kamatat apo vonesat që sot as nuk ekzistojnë”, tha Balluku.

Balluku, tha gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, që përfshirja e mbetjeve të Durrësit në impiantin e mbetjeve të Tiranës u bë pa amendimin e kontratës, për shkak se situata ishte emergjente.

Balluku akuzoi demokratët se paragjykojnë çdo përgjigje të dëshmitarëve. “Na merrni ne në pyetje por keni kalcifikuar një ide tuajën. Dhe unë mendoj që kjo është gabim. Komisioni hetimor duhet të hetojë”, tha ajo.

Pjesë nga diskutimet:

Ministrja Balluku: Me gjithë respektin për të gjithë punën dhe analizën që ju bëni, kjo shkon si puna e karrigeve të Pallatit të Kongreseve që morën 5 mijë veta për 2 mijë karrige.

Jorida Tabaku: Kolegë me qetësi të përgjigjet ministrja. Se me këtë 7×70 42 ka shkuar njëri në burg, të shohim nëse kjo 7×7 42 do të çojë ndonjë tjetër në burg. Po zonja ministre.

Belinda Balluku: Zonja Tabaku nëse ju me qetësi olimpike merrni përgjegjësi të dilnin përpara popullit shqiptar dhe të flisni për 430 milionë, në një mënyrë që këto i keni të kapura me presh vjedhjeje, ku ndërkohë është një abstragim. Sot për herë të parë e kuptova se ku abstragoni.

Jorida Tabaku: S’ka lidhje me atë që thashë se keni kuptuar.

Belinda Balluku: Mos e shtypni atë mikrofonin se e keni në dorë. Kjo histori shkon sikur te ato 2 mijë karriget të fusnin 15 mijë veta tani.

Jorida Tabaku: Ju lutem ta dëgjojmë zonjën ministre. Këtë gjë që tha ministrja do ta dëgjojmë shumë herë deri nesër se erdhi mesazhi.

Belinda Balluku: Sa për mesazhe të gjithë me telefona në dorë jemi, unë pak më pak se të tjerët.

Zonja Tabaku mënyra si ju abstragoni për dëmin ekonomik në landfillin e Tiranës nuk ka asnjë lidhje. Është një non-sens i madh dhe realisht si zonjë që jeni ju nuk mund të dilni përpara popullit shqiptar dhe të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi me 430 milionë euro, ndërkohë që nuk dalin askund këto llogari pasi nuk ekzistojnë paratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KENI PLANIFIKUAR TË UDHËTONI DREJT SLLOVENISË? MEPJ: Hiqen të gjitha masat kufizuese
Previous article ÇËSHTJA "TOYOTA YARIS"/ Artan Hoxha: Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se do kenë mbështetjen time

F.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT