• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NXJERR 2 EMRA TË INCENERATORËVE/ Kryemadhi: Dy pronarët e kompanive fiktive i dhanë Lefter Kokës 500 mijë euro
Home
Politikë

NXJERR 2 EMRA TË INCENERATORËVE/ Kryemadhi: Dy pronarët e kompanive fiktive i dhanë Lefter Kokës 500 mijë euro

20 February, 2022 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, vijon denoncimet për aferën e inceneratorëve. Këtë herë ajo ka publikuar emrat dhe fotot e dy pronarëve të kompanive fiktive, për të cilët thotë se i kanë dhënë ish-ministrit Lefter Koka 500 mijë euro.

Arbër Denizi dhe Skerdi Bello janë 2 pronarët e kompanive fiktive PIVOT-04 dhe A.S Group sipas Kryemadhit, ndëkrohë që kryetarja e LSI-së i bën thirrje SPAK që të urdhërojë ndalimin e pagesave për inceneratorit të Tiranës.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Nga njëra anë rriste taksat, e nga ana tjetër, Erion Veliaj i siguronte me firmën e tij, pa miratimin e Këshillit Bashkiak, një pagesë minimale të garantuar për 30 vjet, inceneratorit të Tiranës.

Lefter Koka, tashmë me CV të pasur nga Elbasani dhe Fieri, ka përfituar deri në dhjetor 2021, të paktën 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës.

Po po, është e vërtetë, mos u habisni, ish Ministri Koka ka marrë qokë 500 mijë euro deri në atë moment, përmes dy kompanive fiktive të lidhura me të, PIVOT-04 dhe A.S Group.

SPAK duhet menjëherë të urdhërojë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës të ndalojë pagesat ndaj inceneratorit, roli i vetëm i të cilit ka qënë qarkullimi i parave nga buxheti i Qeverisë dhe Bashkisë në xhepat e Rilindjes!

Ruaj bindjen e plotë, se edhe përtej intimidimit nga qeveria dhe Erion Veliaj, i cili është kapur edhe në përgjim duke prezumuar se ka nën kontroll prokurorët e SPAK, ata do të dijnë të ngrihen në lartësinë e detyrës. Kanë mbështetjen time të plotë dhe inkurajoj të gjitha institucionet vendase dhe të huaja, t’i shprehin publikisht mbështetjen në këtë moment vendimtar!

Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN NË LA LIGA/ Sërish protagonist me gol për Mallorcan, ja vlerësimi për "bomberin" Muriqi...
Previous article "NDIHESHA SI E HUAJ"/ Rita Ora rrëfen sfidat me të cilat është përballur në Mbretërinë e Bashkuar

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT