• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
143 VJETORI I LINDJES SË LUIGJ GURAKUQIT/ Salla kryesore e Ministrisë së Arsimit merr emrin e tij
Home
Politikë

143 VJETORI I LINDJES SË LUIGJ GURAKUQIT/ Salla kryesore e Ministrisë së Arsimit merr emrin e tij

20 February, 2022 s.autor Politikë

Me rastin e 143-vjetorit të lindjes së atdhetarit të shquar Luigj Gurakuqi, salla kryesore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka marrë emrin e tij.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj tha se figura e Luigj Gurakuqit në këtë sallë do të shërbejë si një frymëzim për të gjithë.
Ajo tha se vendimet e rëndësishme që merren në këtë sallë, duhet të jenë jo vetëm të drejta, por edhe me shumë dashuri, pikërisht siç ishte dashuria e Luigj Gurakuqit për atdheun, shqiptarët dhe arsimin.

Historiani Pëllumb Xhufi, duke bërë një vlerësim historik të figurës së Gurakuqit, u shpreh se nuk ka nder më të madh për këtë ministri se të mbajë emrin e tij në këtë sallë.

I ftuar i veçantë ishte edhe poeti dhe regjisori Nikolin Gurakuqi, pasardhësi i Luigj Gurakuqit, i cili shprehu falënderime që një nga sallat më të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit do të mbajë emrin e stërgjyshit të tij.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë Ditmir Bushati në fjalën e tij u shpreh se veprat e atyre që kontribuuan për Shqipërinë dhe brezat e ardhshëm duhen nderuar sa më shumë.

Përurimi i bustit u bë nga Ministrja Kushi dhe skulptori i talentuar Benard Lekgegaj, mësues në Liceun Artistik në Tiranë, i cili e punoi këtë bust enkas për këtë përvjetor të Gurakuqit për t’ia dhuruar kësaj ministrie.

Aktori Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, dhuroi emocione me interpretimin e Elegjisë së Nolit për Luigj Gurakuqin “SYRGJYN VDEKUR”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin rektorë të universiteteve publike, drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare, si dhe drejtues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDALIM I PROPAGANDËS..."/ Lulzim Basha shkon për të firmosur peticionin për dekomunistizimin dhe drejtësinë
Previous article ME KOKAINË DHE HEROINË/ Arrestohen dy vlonjatët, si ua zbuloi policia lëndën narkotike

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT