• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENSIONET/ Gazetarja shqiptare në Ukrainë: Nata e sotme vendimtare
Home
Aktualitet
Kronikë

TENSIONET/ Gazetarja shqiptare në Ukrainë: Nata e sotme vendimtare

19 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Linda Karadaku ka raportuar nga Ukraina se nata e sotme konsiderohet si mjaft e rëndësishme në Ukrainë pasi është folur si koha kur mund të pritet një sulm i mundshëm nga Rusia.

“Nata e sotme është shumë e rëndësishme në Ukrainë. Është ajo për të cilën është folur aq shumë se mund të presim se mund të ketë një sulm nga Rusia. Mundësitë janë këto në rast të një sulmi rus ndoshta do shohin të goditen objektet me rëndësi strategjik në Kiev, objekte të qeverisë, gardës etj. Pjesa më e madhe e tyre janë në zona të banuara gjë që do të thotë se do kishim viktima”, deklaroi ajo.
Karadaku u shpreh se nëse Rusia do të hynte nga Donbas do të përsëritej skenari i Krimesë, ndërsa nënvizoi se qytetarët janë kundër luftës pasi duan zgjidhje paqësore.

“Nëse do të hynin nga Donbass do të ndodhte i njëjti skenar si në Krime që do të ishte aneksim. Të gjithë qytetarët duan paqe por nga ana tjetër thonë që lufta ka kohë që ka filluar. Pasi ka filluar me Krimenë. Pastaj ka filluar me Donbassin. Qytetarët e Ukrainës kërkojnë paqe dhe një zgjidhje paqësore”, u shpreh ajo.
Ajo nënvizoi se nuk bëhet fjalë për një provokim rus por nga separatistët pasi Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona.
“Këtu të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç mund të shkojnë për t’u mobilizuar në ushtri. Nëse do mblidheshin të gjithë do bëheshin rreth 16 mijë ushtarë ukrainas që përballë Rusisë kemi një raport të pabarabartë forcash.

Për të qenë korrekt nuk bëhet fjalë për provokim rus por nga separatistët rus. Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona. Nëse në rast se do të kemi një sulm sonte apo në ditët në vijim nga Rusia atëherë mund të flasim për forcat ruse brenda Ukrainës. Deri tani është kështu. Kemi separatistë në zonën e Donbassit”, tha Karadaku. ABC
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SALERNITANA-MILAN/ E pabesueshme, shikoni momentin kur Bonazzoli ndëshkon "Djallin" me roveshatë (VIDEO)
Previous article "ME DASHNI PËR SHKODRËN..."/ Basha publikon videon: Xhemal Bushati do t’iu shërbejë gjithë shkodranëve

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT