• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ORËT E TMERRIT NË TRAGETIN E DJEGUR NË KORFUZ/ Rrëfimi prekës i dëshmitarit: Fëmijët kërkonin prindërit
Home
Rajon

ORËT E TMERRIT NË TRAGETIN E DJEGUR NË KORFUZ/ Rrëfimi prekës i dëshmitarit: Fëmijët kërkonin prindërit

19 February, 2022 s.autor Rajon

Anëtari italian i ekuipazhit të tragetit të linjës Greqi-Itali, i cili mori flak ditën e djeshme në afërsi të Korfuzit ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi nga flakët e zjarrit që pushtuan anijen “Euroferry Olympia” .

“Flakët ishin të mëdha,besoj se zjarri ka rënë brenda një garazhi, jo në kuvertën e hapur ku kishte 28 kamionë, përndryshe do të ishte frenuar më lehtë.. Zjarri u përhap shumë  shpejt. Fatmirësisht ne jemi trajnuar mirë dhe evakuimi ishte i shpejtë dhe efikas,” tha ai për mediet italiane.

Italiani, i cili nuk ka dashur ti përmendet emri, pasi kjo është e ndaluar nga kushtet e kontratës së tij me kompaninë pronare të anijeve Grimaldi Group, ka folur me telefon nga hoteli Cavalieri në Korfuz, ku është transferuar.

“Fëmijët kërkonin të gjenin prindërit e tyre”

 “Çfarë kujtoni nga momenti i rënies së zjarrit”, e pyet gazetari.

“Tani jam në Korfuz, por duhet të shkoj të blej rroba. Zjarri shkatërroi gjithçka. Më duhet të nxitoj, dyqanet po mbyllen dhe duhet të blej diçka për të veshur. Gjithçka ishte djegur. ”

“Çfarë është “gdhendur” thellë në kujtesën tuaj? 

“ 
Fytyrat e dy fëmijëve shumë të vegjël, të cilët kërkonin prindërit e tyre mes turmës. Vështrimi i tyre kur i pashë, nuk mund ta harroj. Por edhe reagimi i pasagjerëve kur dolëm nga anija dhe ishim të sigurt në varkën e shpëtimit. ”

Ndërkohë operacionet e  kërkim shpëtimit janë duke vazhduar  pranë ishullit grek të Korfuzit.

Roja bregdetare greke tha se 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit kishin qenë në traget, në pronësi të firmës italiane Grimaldi Lines. Shumica e pasagjerëve ishin shtetas italianë, sipas guvernatorit të ishujve Jon, Rodi Kratsa-Tsagaropoulou, ndërsa ekuipazhi ishte grek dhe italian.

Nuk ka asnjë lajm nga 12 të zhdukurit, por gjatë gjithë ditës zyrtarët janë përpjekur të konfirmojnë se sa njerëz kanë mundur të largohen nga tragetet kur u dha urdhri për të braktisur anijen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIME TË SHUMTA DËGJOHEN SOT NË UKRAINË/ Mediat e huaja tregojnë çfarë po ndodh F
Previous article SHITËN 500 TESTE COVID FALSE/ Gjykata e Lezhës nxjerr nga qelia farmacisten

s.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT