• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Artileria e rëndë në veprim, a po e gjen Putini shkakun për të sulmuar Ukrainën?

18 February, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Përballja në lindje të Ukrainës mes forcave të Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia vijon prej tetë vitesh, madje supozohet që tani ka edhe një armëpushim, por Julia Kovaleva, një punonjëse sociale nga qyteti i vijës së frontit të kontrolluar nga Ukraina, Svitlodarsk, i tha BBC-së se gjatë natës ka patur një intensitet shumë të lartë luftimesh që nuk i kishte dëgjuar më herët.

“Kjo është diçka që nuk e kemi dëgjuar për një vit. Ne as nuk shqetësohemi kur bëhet fjalë për breshëri mitralozësh, por kësaj radhe ishin shpërthime shumë të zhurmshme”, thotë ajo.

Zyrtarët këtu kanë raportuar 33 shkelje të armëpushimit nga forcat e mbështetura nga Rusia vetëm sot, dy të tretat e tyre përfshijnë goditje me artileri të rëndë si edhe predha mortajash, përcjell abcnews.al.

Artileria e rëndë në veprim, a po e gjen Putini shkakun për të sulmuar Ukrainën?

Banorët dhe zyrtarët në një pikë tjetër të nxehtë në vijën e frontit, Stanytsia Luhanska, i kanë thënë BBC-së se qyteti i tyre është sulmuar vazhdimisht me armë të rënda – hera e parë që nga viti 2017. Tre vjet më parë ky ishte vendi i parë ku trupat u tërhoqën dhe u mbajt si simbol i armëpushimit të brishtë.

Zonat e kontrolluara nga separatistët po flasin gjithashtu për sulme, ndërsa banorët lokalë flasin gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike në tre fshatra aty pranë për shkak të zjarrit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e ka përshkruar situatën në zonë si “alarmante”. Por Oleksiy Danilov i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov thotë se nuk ka luftë në shkallë të gjerë deri më tani dhe ushtria është përgjigjur me përmbajtje.

Lufta në lindje e rindezur tani mund të përdorët nga Putini si një shkak që ushtria ruse të futet në Ukrainë. Më herët, vetë presidenti Biden është shprehur se rusët mund të përdorin një shkak të tillë për t’i dhënë vetes të drejtën që të sulmojnë Ukrainën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG KËRKON TË RINOVOJË/ Mbappe i vë kushte. I pari është të frenojnë Messi dhe Neymar
Previous article SERIE A 2021-2022/ Ja kush e fiton titullin dhe kush bie nga kategoria...

F.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT