Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një fragment nga emisioni Dekalog, ku ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme. Krahas videos Meta shkruan se do të angazhohet në politikë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë.
“Angazhimi im në të ardhmen do të jetë në radhë të parë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë. Të mos harrojmë kurrë atë që tha më 2 Mars, Ledi Bianku, një nga juristët më të shkëlqyer të Shqipërisë: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë.”, shkruan Meta krahas videos që shpërndan në Facebook.
Më herët presidenti ka deklaruar se do të rikthehet dhe do të angazhohet më fuqishëm në politikë.
https://www.facebook.com/watch/?v=1082127409308415


