Pas kryebashkiakut Armando Subashi, edhe deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka shkuar për të dëshmuar në SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Deputeti socialist gjithashtu u mor në pyetje për inceneratorët. Kujtojmë që emri i tij është përmendur disa herë, ku nuk kanë munguar edhe akuza nga opozita në drejtim të tij.
Një ditë më parë, ishte kryedemokrati Lulzim Basha që deklaroi se babai i Alqi Bllakos, paguhet nga inceneratorët me një pagë prej 10 mln lekësh në muaj.
Në SPAK ka shkuar për të dëshmuar edhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Prej më shumë se 2 orësh e gjysmë, ai ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.


