• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ Tronditet Antimafia: Ja si grupi i Elvis Demçes donte të vriste prokurorin. Plane, pengje dhe rekrutime femrash…
Home
Breaking News

PËRGJIMET/ Tronditet Antimafia: Ja si grupi i Elvis Demçes donte të vriste prokurorin. Plane, pengje dhe rekrutime femrash…

18 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Egërsia e mafies shqiptare që po ngjit shkallët e kriminaliteti në Romë. Shfaqet në disa foto të nxjerra nga serveri i përdorur për komunikim sekret nga banda e Elvis Demçes.Sistemi i mesazheve “Sky Ecc”, i zbërthyer nga karabinierët në bashkëpunim me EUROPOL, po iu jep hetuesve të dhëna, gjurmë e konfirmime të krimeve në një shkallë shumë më të gjerë se ajo që në mesin e janarit çoi në burg për trafik droge vetë bosin me emrin “Spartaku”, që kishte pasur bashkëpunuar më herët me Fabrizio Piscitellin, i njohur si “Diaboliku”, bashkë me 26 persona të tjerë.

ZBULIMI I NJË RRËMBIMI

Personi që është zbuluar me anë të një fotoje të bërë me celular ka qarkulluar midis grupit si një “meme” për të qeshur. Bëhet fjalë për një shtetas italian, më saktë roman, i moshës 41-vjeçare, me nofkën “il Gelataro” (Shitesi i akulloreve) pasi thuhet se ka punuar në një bar, si dhe “regjent’ i sheshit të “Dy Luanëve” në Tor Bella Monaca, ku kryhet aktiviteti.

Ai është dyshuar nga grupi kriminal se ka treguar emrat e shqiptarëve në kuesturë. Në rrëmbimin e tij, me synimin për t’i marrë 50 mijë euro, kanë qenë të pranishëm shqiptari Demçe, Alessio Lori, me nofkën “Chiappa”, Cristiano Zeppettella Braccio, Nikolin Shkrepi me nofkën “Frato” dhe një tjetër i identifikuar vetëm si “Pongo”.

Fabrizio Piscitelli
Fabrizio Piscitelli
Synimet janë të qarta që në fillim: “Shkojmë e marrim, e hedhim diku, që mos t’i gjenden më gjurmët këtij legeni”. Por në fillim, Lori i kërkon Demçes leje për të vepruar: “Më lër ta tremb, do ta çoj në mes të ndonjë fushe e do t’i vë hekurin (revolen) në gojë”.

BISEDAT MES ANËTARËVE

Lori ngarkon Pongon për rrëmbimin, duke i thënë: “E merr e ma sjell. I them ‘kam marrë vesh që je spiun, zagar i ndyrë”,si një mënyrë për ta mbajtur peng dhe për ta gjobitur. ‘U tha e u bë’”, shkruhet mes anëtarëve të bandës dhe në fund të misionit banda shkrihet së qeshuri: “Dërgova incizimin me Fraton, ku ky zagari fliste e qante.

Frato i thoshte: “qen, je me ata te rruga ‘Genova’”, që nënkupton Komisariatin e Policisë. Karabinierët vënë në dukje se për të treguar forcën e grupit kriminal të drejtuar prej tij, Demçe, i dërgon foton edhe një bashkëpunëtori, duke i shkruar se i kishte marrë paratë dhe se ky do të ishte fundi i personave që nuk e respektojnë.

Akoma më shqetësues është propozimi për vrasjen e prokurorit Francesco Cascini, titullar bashkë me kolegun, Mario Palazzi, i hetimit të “Aquila Azzurra” që solli edhe shkatërrimin e grupit. “Të shtunën kam festë, çfarë do më sjellësh për dhuratë?”, pyet Demçen një bashkëpunëtor, duke aluduar për projektin e vrasjes së “prokurorit që do të më shohë të vdekur”.

Biseda e regjistruar zbulon edhe pistoletën dhe automatikun që do të përdoreshin: “Bën p… me makinë të blinduar. Do t’ia bëj shoshë”.

Ideja, sipas hetuesve ishte e Alessandro Corvesit, ishfutbollist me të rinjtë e Lazios, i arrestuar në korrik në Ponte Milvio me 27 kilogramë kokainë.

Më pas vijohet edhe me mekanizmin se ku dhe si do të qëllohej mbi prokurorin: “Kanë vrarë ndonjëherë ndonjë prokuror? Janë me roje? Dua ta vras. Do ta qëlloj në piazza le Clodio (rruga e gjykatës)”. Dhe Demçe, pasi thotë që “po përpiqen të na shkatërrojnë”, por duke parë vështirësinë e atentatit, propozon një alternativë për të futur në lojë prokurorin që lidhet me rekrutimin e një vajze që t`i shfaqet atij në rolin e prostitutës: “T’i çojmë një prostitutë për t’i bërë një video komprometuese me të cilën t’i bëjmë shantazh”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI CEZ-DIA/ PS kërkon informacion në SPAK dhe në Prokurorinë e Përgjithshme
Previous article QËLLOI ME ARMË ADMINISTRATORIN E SHKOLLËS/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori amerikan, Eric Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho dhe drejtuesin e BKH

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij Aktualitet

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT