PS i kërkon informacion prokurorisë së Përgjithshme se në cfarë faze janë hetimet për çështjen e privatizimit të CEZ. Në lidhje me këtë çështje është bërë kallëzim ndaj Berishës dhe 11 personave të tjerë.
Një komision hetimor i ngritur për privatizimin e CEZ i kërkonte prokurorië që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë 415 milionë euro dëm ekonomik. Raporti përfundimtar, përpos të tjerëve, ka identifikuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën, si persona të veshur me përgjegjësi për privatizimin e dështuar.
Sipas raportit, përgjegjës për privatizimin janë edhe Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj.
Parlamenti me 72 vota pro miratoi raportin e komisionit hetimor, duke kallëzuar zyrtarisht në prokurori Sali Berishën, Shkëlzen Berishën, Boden, Mimën, Rulin, Neritan Alibalin, Enno Bozdon, Mimoza e Vokshin, Suzana Guxhollin, Nue Nik Kalajn dhe Shtetasin çek, Josef Hejsek.
Mbetet për t’u para nëse prokuroria do t’i thellojë më tej hetimet apo do ta mbyllë këtë dosje.





