• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DUKA RREZIKON 3 VITE BURG/ Gjykata pezulloi sot zgjedhjet, Kreu i FSHF shkel ligjin dhe zhvillon pasdite fushatë
Home
Breaking News

DUKA RREZIKON 3 VITE BURG/ Gjykata pezulloi sot zgjedhjet, Kreu i FSHF shkel ligjin dhe zhvillon pasdite fushatë

17 February, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Armand Duka ka shpërfillur pasditen e sotme vendimin e Gjykatës e cila vendosi pezullimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duke sfiduar hapur ligjet dhe gjykatat e vendit, Armand Duka ka prezantuar sot strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”, që nuk ishte gjë tjetër veçse një takim i kreut të FSHF në kuadër të fushatës së tij për të siguruar edhe një mandat të gjashtë.

Krahas kallëzimeve për abuzime me detyrën dhe shpërdorim fondesh, Armand Duka rrezikon që t’i shtohet një tjetër vepër penale, duke rrezikuar edhe burgun.

Në nenin 320/a, të Kodit Penal, thuhet se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës, sikurse bëri mbrëmjen e sotme Armand Duka duke mos iu bindur vendimit të gjykatës që i ndalon zgjedhjet, dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

“Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Më herët edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në një mbledhje të organizuar ditën e sotme, ka miratuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore që zgjedhjet të zhvillohen me 2 mars. Edhe ky vendim i FSHF-së bie ndesh me vendimin e marrë nga Gjykata e Tiranës, ku u vendos që Federata e Futbollit nuk mund të zhvillojë dot zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat e bëra, duke pezulluar në këtë mënyrë Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së për mbajtjen e zgjedhjeve të 2 marsit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Presidenti i Ukrainës viziton ushtarët që ndodhen në vijën e parë të frontit mes konfliktit me Rusinë
Previous article VËMËNDJE GOCA! Ja si ta bëni 10-fish më interesant kombinimin bazik pantallona+bluzë

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT