Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale fotot nga takimi mes dy delegacioneve, ndërkohë që pas takimit zhvilloi një intervistë për VOA, ku tregoi se në takim u fol për situatën në Ukrainë, vijimin e reformave në Shqipëri dhje Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ditën e djeshme kryeministri u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ndërkohë që nesër do të vijojë të ketë takime me zyrtarë të tjerë.


