Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një letër dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiç me rastin e ditës nacionale të Serbisë, ka kërkuar që ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në deklaratën e Blinken mes tjerash thuhet se inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjen reciproke.
“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohje reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka thënë Blinken.
Blinken më tej ka shtuar se SHBA-të presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale.


