• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I DYFISHTË NË LEZHË/ I arrestuari tregon pse kreu vrasjen. Edmond Përdoda shfajëson vëllanë e tij në prag të dënimit
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI I DYFISHTË NË LEZHË/ I arrestuari tregon pse kreu vrasjen. Edmond Përdoda shfajëson vëllanë e tij në prag të dënimit

15 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edmond Përdoda, i arrestuar të enjten nga forcat RENEA, ka marrë përsipër i vetëm ekzekutimin e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.

Pas gati dy vitesh në arrati, ai u arrestua në banesë nga forcat RENEA pas informacioneve në rrugë operative, ndërsa gjatë kësaj periudhe dyshohet se ka jetuar në zonat malore të fshatit të tij, duke i shpëtuar arrestimit.

Ende nuk dihet nëse 39- vjeçari erdhi qëllimisht në banesë, ndërkohë që Prokuroria e Lezhës ka kërkuar pak ditë më parë dënimin me burgim të përjetshëm të vëllait të tij.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për parcelat me kanabis që dy vëllezërit Përdoda kultivonin në fshatin e tyre.

ÇFARË THA NË LIDHJE ME VRASJEN

Edmond Përdoda u njoh gjatë së hënës me masën e sigurisë nga Gjykata e Lezhës, duke u lënë në fuqi ajo që ishte vendosur më herët ndaj tij, në “Arrest me burg” pa afat i dhënë në mungesë. Para togave të zeza, ai ka deklaruar se ishte autori i vrasjes së dyfishtë, duke shfajësuar kështu vëllanë e tij, i cili është aktualisht në qeli.

“I vrava i vetëm, për arsye familjare pa ndihmën e vëllait”, mësohet të ketë thënë 39-vjeçari në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, duke kërkuar mbi vete të gjithë përgjegjësinë ligjore për krimin e dyfishtë.

Ai nuk ka dhënë shpjegime të mëtejshme për motivin e krimit, ndërsa për të bindur organin e akuzës se veproi i vetëm, Edmond Përdoda ka çuar grupin hetimor edhe në vendin ku kishte fshehur armët me të cilën u vranë sipas tij dy të moshuarit, të cilat janë dërguar tashmë për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore në Tiranë.

DY SEANCA

Nën masa sigurie, Edmond Përdoda u paraqit në Gjykatën e Lezhës në orën 9:00 të paradites të së hënës.

Ndaj tij u zhvilluan dy seanca gjyqësore, e para për armën dhe municionet e gjetura në bansë, pasi është regjistruar procedim penal i ri dhe u vendos masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa seanca tjetër u zhvillua për rivlerësimin e masës së sigurisë së dhënë në mungesë në muajin prill të viti 2020, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Jashtë ambienteve të Gjykatës mungonin familjaret e tij, ndërsa Edmond Përdoda, cilësohet nga Policia person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi rezulton se ka qenë i dënuar edhe në Greqi për vrasje dhe në vendin tonë për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.

Edhe pse prej gati dy vitesh në kërkim, 39-vjeçari jetonte i qetë në fshatin Lalm i Ri. Aty forcat RENEA i zunë pritë me autoblindë dhe më pas e detyruan të dorëzohet pa bërë rezistencë, ndërsa e monitoronin me dron nga lart deri sa i vunë prangat.

Tashmë, 39-vjeçari do të përballet me drejtësinë për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simonit, ngjarje për të cilën Prokuroria e Lezhës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të vëllanë, Aleksandër Përdoda. Ndërsa Agron Lushi, personi i tretë i arrestuar për vrasjen e dyfishtë, rrezikon 3 vite burg për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni, u ekzekutuan më 27 prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj ku kishin shkuar për të vizituar banesat e vjetra

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË CILIN RAST DUHET MARRË DOZA E TRETË? Mjeku Alimehmeti prezanton të dhënat e fundit
Previous article "ËSHTË SHRTYDHUR..."/ Elgiti flet për Donaldin: E meriton fitoren, sa lajme janë...

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT