• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË CILIN RAST DUHET MARRË DOZA E TRETË? Mjeku Alimehmeti prezanton të dhënat e fundit
Home
Sociale

NË CILIN RAST DUHET MARRË DOZA E TRETË? Mjeku Alimehmeti prezanton të dhënat e fundit

15 February, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Teksa ende vendi ynë përballet me pandeminë e koronavirusit, epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka rikujtuar qytetarët disa këshilla se kur ata duhet ta bëjnë dozën e tretë të vaksinës.

Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij zyrtare të dhënat e fundit shkencore në lidhje me marrjen apo jo të kësaj doze.

MESAZHI I ALIMEHMETIT
❗ “Nuk të jepet kurrë një shans i dytë për të dhënë përshtypjen e parë.”
Cit.: Ëill Rogers
👉 Miqtë, më poshtë do të hedhim pak dritë mbi disa prej pyetjeve tuaja mbi dozën e tretë të vaksinës.
👉 Së pari, nëse e ke kaluar sëmundjen përpara apo pas dy dozave të vaksinës, nuk ka nevojë për dozë të tretë. (e kemi shtjelluar gjerë e gjatë sa i fortë dhe i qëndrueshëm është imuniteti natyror)
👉 Së dyti, një numër shumë i vogël personash që e kanë kaluar (p.sh. me transplante apo sëmundje të rënda imunitare) mund të kenë nevojë të bëjnë gjithsesi dozën e tretë pasi sistemi i tyre imunitar është i dobët.
👉 Së treti, doza e tretë duket se është e rëndësishme për t’u bërë në moshat më të mëdha (le të themi >55 vjeç), ndërsa te moshat më të reja vetëm nëse janë persona të sëmurë apo që dëshirojnë ta bëjnë për arsyet e tyre personale.
👉 Së katërti, vaksina që duhet përdorur për dozë të tretë, nëse nevojitet, është Pfizer (ose Moderna atje ku është e disponueshme)
🇦🇱 Pyetja më lokale në Shqipëri është:
❓ Nëse jam vaksinuar me CoronaVac (dy doza), çfarë duhet të bëj për dozën e tretë?
❗ Që ditët e para, përshtypja e parë ishte e qartë:
👉 “CoronaVac kishte njëkohësisht edhe efikasitetin më të ulët edhe efektet anësore më të pakëta në krahasim me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca”
🇺🇳 Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi një efikasitet 51% kur i dha autorizimin e emergjencës, por gjithashtu OBSH-ja na la dopio gjashtën në dorë për moshat >60 vjeç, duke deklaruar se:
🔴 “…OBSH u ka rekomanduar shteteve që përdorin CoronaVac që të bëjnë vlerësimet e tyre në moshat më të mëdha, për shkak se të dhënat e disponueshme vlerësoheshin të pamjaftueshme”.
🇨🇾 Një artikull me peshë madhore u botua nga institucionet e Qipros Veriore (e njohur si Qipro turke) në Lancet Microbe më datë 09 Shkurt 2022.
🇦🇱 Siç e dimë, Shqipëria e ka strategjinë e vaksinimit shumë të ngjashme me Turqinë dhe, rrjedhimisht, me Qipron Veriore. Për këtë arsye ky artikull na vërteton qartë atë çka kishim vlerësuar më parë.

🇨🇾 Studiuesit kanë hulumtuar përgjigjen e antitrupave të dhënë nga Pfizer, AstraZeneca dhe CoronaVac pas dy dozave të para dhe pas dozën së tretë Pfizer apo CoronaVac.
✅ Rezultatet ishin krejt të pritshme.
💉 Edhe pse grupi i vaksinuar me Pfizer ishte më i moshuar dhe me më shumë meshkuj se sa grupi me CoronaVac (Tabela 1), niveli më i lartë i antitrupave u arrit nga:
👉 Pfizer, i ndjekur nga
👉 AstraZeneca, dhe në fund
👉 CoronaVac.
💉 Pas 3 muajve nga doza e dytë:
🟢 100% e të vaksinuarve me Pfizer kishin antitrupa (seropozitivë);
🟢 90% e të vaksinuarve me AstraZeneca kishin antitrupa (seropozitivë);
🟡 60% e të vaksinuarve me CoronaVac kishin antitrupa (seropozitivë).
💉 Te të vaksinuarit me dy doza CoronaVac, në krahasim me nivelin e antitrupave 1 muaj pas dozës së dytë, vaksinimi me dozën e tretë pas 6 muajve prodhoi:
🟢 rritje 7.9 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte Pfizer, dhe
🟡 rritje 2.8 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte sërish CoronaVac.
📃 Autorët dalin në përfundimin që kemi të qartë prej kohësh:
👉 Duke marrë parasysh nivelin e ulët të antitrupave dhe rënien e shpejtë të tyre në grupin e individëve mbi 60 vjeç të vaksinuar me CoronaVac, për të mbajtur një përgjigje më të gjatë të antitrupave në këtë grupmoshë, duhet marrë në konsideratë përdorimi i vaksinave më të fuqishme qoftë si vaksinim fillestar, qoftë si dozë përforcuese.
📃 Shënim:
‼ Studimi është i financuar nga popullata, pasi gjërat nuk bien nga qielli (croëdfunded)!
Prof. Asc. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN ETHET E NJË LUFTE/ Pas tërheqjes së disa trupave ushtarake ruse nga kufiri, reagon Ukraina
Previous article KRIMI I DYFISHTË NË LEZHË/ I arrestuari tregon pse kreu vrasjen. Edmond Përdoda shfajëson vëllanë e tij në prag të dënimit

s.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT