• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËMBEU BIZNESMENIN/ Historia e pengmarrjes për 1 milionë USD e ish-anëtarit të “Hakmarrjes për Drejtësi
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËMBEU BIZNESMENIN/ Historia e pengmarrjes për 1 milionë USD e ish-anëtarit të “Hakmarrjes për Drejtësi

14 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Nga Adriatik Doçi

Gjykata Kushtetuese ka shuar shpresat ish- anëtarit të bandës së ashtuquajtur ‘Hakmarrja për Drejtësi’, Gentian Caka, për të rrëzuar dënimin e me 12 vite burg, për rrëmbimin e biznesmenit Halit Nazifi në vitin 2002, për t’i zhvatur 1 milionë USD. Me 25 nëntor 2021, Caka i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të hedhur poshtë vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit për dënimin e tij për veprën penale të rrëmbimit të personit në bashkëpunim. Caka u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e rënda në vitin 2007 dhe u dënua me 12 vite burg në mungesë.

Çaka, i cili ka pasur edhe procese të tjera penale, u arrestua në vitin 2015 nga forcat RENEA. Ai ankimoi dënimin e vendimit në mungesë. Në qershor të vitit 2015, gjykata e shkallës së parë pranoi ankesën për rivendosjen në afat të së drejtës. Në korrik të vitit 2015, Gjykata e Apelit për Krimet e rënda vendosi të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 12 vite burg. I dënuari ankimoi këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Në korrik të vitit 2021, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Apelit.

Të tre këto vendime, Gentian Caka i ankimoi në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se nuk janë bërë hetime të plota për të vërtetuar fajësinë e tij, se njolla e gjakut në vendngjarje nuk përkon me grupin e gjakut të tij, se dëshmitë nuk kanë lidhje me rrëmbimin, se provat janë mbledhur në mënyrë të paligjshme, se nuk ka pasur avokat në fazën e veprimeve paraprake, se Gjykata e Lartë nuk ka pasqyruar me saktësi dhe vërtetësi faktet dhe rrethanat e çështjes etj.

Gjykata Kushtetuese, në 14 janar 2022, ka rrëzuar pretendimet e ish anëtarit të ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, duke konfirmuar vendimet për dënimin e tij. Kushtetuesja ka arritur në konkluzionin se “gjykatat e kanë deklaruar fajtor kërkuesin mbi një sërë provash të administruara në gjykim dhe të shqyrtuara e vlerësuara prej tyre në tërësi dhe në harmoni me njëra-tjetrën”.

Gjykata Kushtetuese i ka vlerësuar si të pabaza edhe pretendimet e Gentian Cakës në lidhje me mangësitë e provave nga ana formale, vlefshmërinë dhe fuqinë provuese të tyre. Kushtetuesja thekon gjithashtu se Gentian Caka është përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit, fillimisht nga mbrojtësi i caktuar kryesisht dhe më pas nga mbrojtësi i zgjedhur prej tij. Gjithashtu, Kushtetuesja vlerëson se Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nuk rezulton të  jetë alogjik, kontradiktor ose i paqartë në përmbajtjen dhe vlerësimin e tij.

Ngjarja e rëndë

Në qershor të vitin 2002 biznesmeni Halit Nazifi u mor peng nga persona të veshur si efektivë policie. Personat u kërkuan familjarëve të tij 1 milion dollarë kundrejt lirimit të tregtarit. Sipas gjykatës, dy anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, Kreshnik Spahiu dhe Gentian Çaka, ishin autorët e pengmarrjes së biznesmenit Halit Nazifi. Dy ditë pas rrëmbimit, policia organizoi një operacionin për lirimin e pengut. Operacioni u karakterizua me shkëmbim zjarri, ku një nga pengmarrësit, Gentian Çaka, mbeti i plagosur. Policia arriti të lironte biznesmenin. Gjykata dënoi edhe Kreshnik Spahiun, por ky i fundit arriti të merrte azil politik në Zvicër.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA E LUFTES/ Ukraina mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO
Previous article COVIDI NE GREQI/ Mbi 20 mijë raste të reja dhe 78 viktima në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh Aktualitet

E TRISHTË NË POGRADEC/ Humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT