• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OPERACIONI “PERIMETRI”/ Po transportonte 57 emigrantë me kamion tre muaj më parë, arrestohet 21-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

OPERACIONI “PERIMETRI”/ Po transportonte 57 emigrantë me kamion tre muaj më parë, arrestohet 21-vjeçari

14 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ‘Perimetri’ ka rënë sot në prangat e Policisë së Korçës. Mësohet se është arrestuar 21-vjeçari me inicialet S.T, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Më 21 nëntor 2021, S.T., në bashkëpunim me persona të tjerë, po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar 1 mijë euro secili për t’i kaluar drejt vendeve të BE-së..

Dy prej bashkëpunëtorëve u arrestuan asokohe por S.T u shpall në kërkim, ndërsa sot ka rënë në prangat e policisë. Sakaq, një 62-vjeçar është nën hetim nga policia pasi po transportonte 4 m sterë dru zjarri pa lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri” dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për prerje të paligjshme të pyjeve. Në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. T., 21 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shtetasi i mësipërm rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.11.2021, ku në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap mjeti kamion tip “Iveco”, brenda të cilit u konstatuan 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, shtetasi S. T., në bashkëpunim me persona të tjerë (dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim), ju kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë patrullimit të tyre në afërsi të fshatit Poloskë, Devoll, konstatuan mjetin tip kamionçinë të markës “Benz”, me drejtues shtetasin I. L., 62 vjeç, banues në fshatin Poloskë, i cili po transportonte 4 m sterë dru zjarri, pa lejen përkatëse.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, të cilët filluan procedimin penal për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin I. L. dhe bënë sekuestrimin e lëndës drusore në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISKUTIMET-HETIMET PËR INCENERATORËT/ Komisioni Parlamentar pyet sot 3 administratorët e 3 kompanive
Previous article PAMJE TË RËNDA/ Del video e vrasjes së dy grekëve në Ukrainë, çfarë shkruajnë mediat fqinje

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT