• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndërkombëtarët japin alarmin e fundit për Gjykatën Speciale
Home
Rajon

Ndërkombëtarët japin alarmin e fundit për Gjykatën Speciale

16 January, 2018 Ina.Autor Rajon

Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje edhe një herë që të shuhen përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Një ditë para se Projektligji për zhbërjen e kësaj Gjykate të dalë në Kryesinë e Kuvendit ndërkombëtarët kanë apeluar që të hiqet dorë nga çfarëdo ideje për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara, shkruan sot Gazeta Zeri.

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në një përgjigje dhënë “Zërit” gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se tentimi për zhbërjen e Speciales rrezikon dukshëm raportet e Kosovës me BE-në. Edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ajo Gjermane dhe ajo Norvegjeze, kanë kërkuar që nisma e 43 deputetëve të Kuvendit për ta zhbërë Gjykatën Speciale, të braktiset përfundimisht. Meqë Kryesia e Kuvendit kishte dështuar ta mbajë mbledhjen më 22 dhjetor 2017 për ta caktuar seancën e jashtëzakonshme për ta shfuqizuar këtë Gjykatë, ajo do të mblidhet gjatë ditës së nesërme (ku në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara), shkruan Zeri.

BE: Përpjekjet për shfuqizimin e Speciales dëmtojnë raportet Kosovë – BE

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të tërhiqet iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Në një prononcim për gazetën “Zëri” Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se për një gjë të tillë BE-ja ka bërë thirrje qysh në momentin kur kjo nismë është bërë publike (22 dhjetor të vitit të shkuar). Zyra e BE-së tutje ka paralajmëruar se çdo përpjekje për ta zhbërë Gjykatën Speciale i rrezikon raportet mes Kosovës e Bashkimit Evropian. “Në vitin 2015 Kosova mori një angazhim të qartë me BE-në dhe me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare për t’i themeluar Dhomat e Specializuara. Për BE-në kjo tregoi angazhimin e plotë të Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Çdo përpjekje për ta shfuqizuar ose për ta ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara do ta dëmtonte seriozisht një angazhim të tillë dhe do ta rrezikonte punën e përbashkët të BE-së në Kosovë mbi sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Prandaj, kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”, thuhet në këtë përgjigje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndryshime në udhëtimin dhe transportin ajror: Ndërtohet droni gjigand që mban mbi 220 kg ngarkesë (VIDEO)
Previous article "Më e mirë e ëma se e bija!" Nëna 43-vjeçe e 7 fëmijëve nuk dallon nga vajza e saj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT