• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN 3 PERSONA NË RINAS/ Tentuan të kalojnë kufirin me viza gjermane e belge të falsifikuara (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN 3 PERSONA NË RINAS/ Tentuan të kalojnë kufirin me viza gjermane e belge të falsifikuara (EMRAT)

14 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Rinas pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara. Mësohet se në pranga kanë përfunduar Behxhet Hoti, 49 vjeç, Laurent Boshnjaku, 21 vjeç dhe Veton Gjergji, 36 vjeç, të tre banues në Kosovë.

Sipas Policisë, të tre këta persona pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara kanë tentuar të kalojnë transit kufirin në Rinas, për të luarguar në mënyrë të jashtligjshme nga vendi ynë drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transit”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.  Vihen në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas po tentonin të kalonin në PKK Rinas, me dokumente të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;

– L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;

– V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHET PËR VJEDHJE/ Nxiti të miturin të grabiste një grua, pranga inspektorit të policisë në Tiranë
Previous article LABORATOR DROGE NË TIRANË/ "Shtëpia e barit" u zbulua nga SHÇBA. Pronari jetonte në Austri, e dha me qira (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT