2 ditë më parë një laborator për prodhimin e kanabisit u zbulua në fshatin Pinet, në Ndroq të Tiranës! Report Tv ka zbuluar se ‘shtëpia e barit’ është zbuluar si pasojë e një hetimit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Report Tv ka mësuar se banesa ku u ndërtuar ‘Shtëpia e barit’ u lëshua me qira nga një person i cili jetonte në Austri. Autoritetet hetimore kanw marrw nw pyetje njw punonjws i njw agjencie imobilare ka ndwrmjetwsuar marrjen e shtwpisw me qiura nga njw grua me emrin Rudina Xhambazi.
Ndërkohë që një banor i zonës ka deklaruar në polici se ‘të shtunë dhe të diel shikoja dy gra me fëmijë në oborrin e banesës’
Po në dosje të siguruar nga Report Tv thuhet se shitësja në një dyqan në fshat ka treguar se një grua i ka dorëzuar numrin me porosinë ‘të më marrë në telefon faturisti i OSHEE’.
Faturisti ka deklaruar se kontrollin e fundit të matësit të energjisë e ka bërë në muajin nëntor


