Policia e shtetit në sitë pasagjerët e linjave ajrore dhe tragetet. Të gjithë listat e pasagjerëve dhe biletat e prera do ti nënshtrohen kontrolleve përpara se te nisin fluturimet ose te mbërrijnë në Shqipëri udhëtarët. Duke nisur me Aeroportin e Rinasit, Kukësit dhe 4 portet Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin çdo kompanie ka detyrim të kalojë listat tek njësia e kontrollit të pasagjerëve.
Për Reportv policia e shtetit sqaroi se kjo njësi do të jetë përgjegjës për kontrollet e lëvizjeve rekordet kriminale dhe dyshimet e përfshirjeve të shtetasve të ndryshëm në trafik droge pastrim parash dhe terrorizëm.
Kjo njësi do të kontrollojë në kohë reale me EUROPOL interpol dhe policitë partnere dhe shtetasit e huaj që pas një krimi vijnë në Shqipëri për tu fshehur.


