• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ORGANIZONIN LOJËRA FATI/ Arrestohen 4 pronarët e lokaleve në Tiranë, 2 të tjerë nën hetim (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ORGANIZONIN LOJËRA FATI/ Arrestohen 4 pronarët e lokaleve në Tiranë, 2 të tjerë nën hetim (EMRAT)

14 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona ndërsa janë nën hetim dy të tjerë të cilët akuzohen për organizimin e lojërave të fatit. Në prangat e policisë ka përfunduar Arsen Sulaj, 23 vjeç, i cili kishte vënë lokalin në dispozicion për lojëra fati.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia ka sekuestruar çipsa, letra bixhozi dhe tre aparate celularë.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, i personave si më poshtë:

– Klajdi Balliu., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat;

– Aleksandër Bendo, 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve;

– Lutfi Shima, 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Goditen 4 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohen çipsa, një pako me letra bixhozi dhe 3 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Four”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. S., 23 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. S., në Kashar, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, i shtetasve:

– K. B., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat;

– A. B., 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve;

– L. Sh., 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON FUNDIN TRAGJIK TË VLADIMIR PUTIN/ Spartak Ngjela: Ose do ta vrasin, ose…
Previous article LËVIZJET DHE ARRATISJET E KRIMINELËVE/ Listat e pasagjerëve të avionëve dhe trageteve do të kontrollohen paraprakisht nga policia

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit Aktualitet

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit

ESKURSIONI SHKAK XHELOZIE/ Detaje të reja nga vdekja e Xhuana Nikollaj, Eraldo e rrahu... Aktualitet

ESKURSIONI SHKAK XHELOZIE/ Detaje të reja nga vdekja e Xhuana Nikollaj, Eraldo e rrahu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT