• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“A E DI SE NA KE BORXH”/ Detaje nga ekzekutimi i 47-vjeçarit në Shkodër. Saga e hakmarrjes nisi pas vrasjes për…
Home
Breaking News

“A E DI SE NA KE BORXH”/ Detaje nga ekzekutimi i 47-vjeçarit në Shkodër. Saga e hakmarrjes nisi pas vrasjes për…

14 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“A e di se na ke borxh”. Këto ishin fjalët e fundit të 47-vjeçarit Prek Tonaj drejtuar autorit i cili e ekzekutoi me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Shkodër.

Panorama.al mëson se autori, ende i paidentifikuar nga policia, hyri brenda lokalit duke i bërë thirrje personave të tjerë që të mos lëvizin, “përndryshe ju vrava”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grudë të Re ku viktimë e atentatit mbeti Prek Tonaj, punonjës i “Ujësjellësit” në Shkodër.

Ekzekutimi i 47-vjeçarit ka ndodhur për motive hakmarrje si pasojë e një zinxhiri vrasjesh ndër vite në zonën e Shkodrës.

Të dyshuarit kryesor të ekzekutimit janë familja Ksolla nga Dukagjini por nuk përjashtohet edhe ndonjë pistë tjetër sepse familja Tonaj ka patur dy hasmëri. Prek Tonaj është vëllai i tretë që vritet.

Historia nisi në komunizëm kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau shtetasin Nikoll Tonaj, vëllain e Prekës. Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë shtetasin Pal Ksolla. 10 vite më parë familja Tonaj u përfshi edhe në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj që zanafillën e ka për çështje votash në zgjedhjet e asaj kohe.

Pak kohë më pas në një urë në Dukagjin pas një debati verbal familja Hasanaj vret shtetasin Zek Tonaj duke bërë që të jenë dy të vrarë në dy konflikte të ndryshme.

Për të ardhur tek mbrëmja e djeshme ku mbeti i vrarë vëllai i tretë Prek Tonaj. Nga policia dyshohet se 47-vjeçari mund të jetë vrare nga djemtë e Pal Ksollës por deri me tani efektivët nuk kanë arritur që të mbledhin prova të mjaftueshme për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar atë.

Policia ka bërë kontrolle të shumta por nuk ka arritur të gjejë autorët. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Në total në këto konflikte janë 5 të vrarë./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET NGA AKSIDENTI NË TIRANË/ 17-vjeçari i shtrirë në tokë, momenti kur vjen ambulanca (VIDEO)
Previous article VRASJA E AKILIT/ Mbyllet rrethi i faljeve. 20-vjeçari shqiptar jep sot llogari para drejtësisë. Arrestohet bashkëpunëtori i 12

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit Aktualitet

U VU NË PRANGA PAS DENONCIMIT TË TË MITURVE/ Këngëtari Erind Xhaferi del para gjykatës së Fierit

ESKURSIONI SHKAK XHELOZIE/ Detaje të reja nga vdekja e Xhuana Nikollaj, Eraldo e rrahu... Aktualitet

ESKURSIONI SHKAK XHELOZIE/ Detaje të reja nga vdekja e Xhuana Nikollaj, Eraldo e rrahu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT