Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku një mjet tip ‘Audi’ përplasi një të mitur 17-vjeçar, ndërsa shoferi u largua nga vendngjarja.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, i mituri ndodhet i shtrirë në tokë ndërsa shikohet momenti kur vjen ambulanca.
Shoferi i mjetit ende nuk është kapur nga Policia.


