• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRENDA “SHTËPISË SË BARIT” NË TIRANË/ Momenti kur policia shtrin në tokë trafikantin! Arrestohet i riu, pranga edhe dy punonjës të OSHEE-së
Home
Breaking News

BRENDA “SHTËPISË SË BARIT” NË TIRANË/ Momenti kur policia shtrin në tokë trafikantin! Arrestohet i riu, pranga edhe dy punonjës të OSHEE-së

12 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksion anti-drogë ka zhvilluar policia e Tiranës një ditë më parë, ku ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit në Ndroq. Në pranga ka rënë shtetasi E.D, 29-vjeç si dhe dy punonjës të OSHEE-së. Po ashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit si dhe kryeplaku i fshatit. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një 32-vjeçare e cila kishte përshtatur banesën për kultivimin e drogës.

‘Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të xhamisë, në fshatin Pinet, Ndroq, një shtetase kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pinet”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. D., 29 vjeç për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;

– Q. H., 47 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– E. M., 26 vjeç, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu u procedua penalisht kryeplaku i fshatit Pinet, shtetasi E. K., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga ana e Drejtorisë Rajonale e AMP Tiranë u procedua në gjendje të lirë punonjësi i Policisë së Komisariati Nr. 6:

– A. M., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasja R. Xh., 32 vjeçe, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.

Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhysjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit E. M., iu gjetën programe për vendosjen e lotove sportive.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.- njofton policia.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QYTETARË, LARGOHUNI..."/ Sinjali URGJENT nga CIA: Ja data kur Rusia do të pushtojë Ukrainën
Previous article BERISHA SOT NË SHKODËR/ Prezanton Bardh Spahinë si kandidat të “Shtëpisë së Lirisë”

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT