• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES! Si të ushqeheni nëse jeni diagnostikuar me diabet të tipit dy
Home
Shëndet

KUJDES! Si të ushqeheni nëse jeni diagnostikuar me diabet të tipit dy

12 February, 2022 s.autor Shëndet

Këshilla e zakonshme për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është të ndjekin udhëzimet e përgjithshme e të ushqyerit shëndetshëm. Edhe pse kjo mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin dhe në kontrollin e sheqerit në gjak, ekziston një dietë e cila ka filluar të tregojë rezultate më të mira.

Dieta në fjalë është dieta me pak karbohidrate. Studimet e fundit kanë gjetur se kjo qasje për kontrollin e glukozës në gjak është shumë e suksesshme. Në vend të ilaçeve njerëzit do të mund të vetë-menaxhojnë sëmundjen duke u përpjekur të reduktojnë sa më shumë sasinë e karbohidrateve.

Sidoqoftë, kjo qasje nuk është e përshtatshme për të gjithë dhe nuk duhet të bëhet pa mbështetjen e një mjeku. Ju njohim më tepër me rolin e karbohidrateve dhe disa këshilla si të ushqeheni nëse keni diabet.

Si ndikojnë karbohidratet?
Karbohidratet, janë ushqime si për shembull buka, orizi ose patatet, të cilat janë të pasura në fibra, sheqer dhe niseshte. Këto ushqime janë të shkëlqyera për të siguruar më shumë energji, por energjia që vjen nga karbohidratet kthehet në glukozë. Kur keni diabet trupi juaj nuk ka nevojë për më tepër glukozë. Dieta nuk i përjashton plotësisht karbohidratet por zvogëlon sasinë e marrjes së tyre.

Gjithashtu fokusi është marrja e karbohidrateve komplekse sepse absorbohen më ngadalë nga sistemi tretës dhe nuk e rrisin glukozën aq shpejt. Disa studime kanë sugjeruar se shkëmbimi i karbohidrateve me një kombinim të yndyrnave të mira dhe perimeve me gjethe jeshile mund të jetë i dobishëm. Yndyrnat e mira kanë ndikim minimal në nivelet e glukozës, do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë dhe do të mbështesin funksionet e trupit.

Ndërsa perimet me gjethe jeshile dhe me pak karbohidrate kanë vlera të larta ushqyese. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se yndyrat janë të larta në kalori, kështu që kontrolli i sasisë është gjithashtu i rëndësishëm. Mbushni pjatën tuaj me arra, fara, me perimet tuaja të preferuara dhe yndyrna të mira si avokadot.

Ju ende mund të shijoni një vakt në restorant
Për shumë njerëz me diabet të tipit 2, të ngrënit jashtë mund të jetë diçka jo e lehtë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk do mund të shijoni një vakt në restorant me miqtë dhe familjen tuaj. Jini të qartë në lidhje me zgjedhjet tuaja dhe mos kini frikë të flisni me stafin e restorantit për përshtatjen e pjatës tuaj.

Krijo pjatën tënde
Meqenëse shumë pjata në restorante shërbehen me oriz ose patate të skuqura, pyesni kamerierin nëse është e mundur t’i ndërroni ato me opsione të tjera në menu.

Mos konsumoni bukë
Sado joshëse të jetë, përpiquni të shmangni konsumin e bukës. Konsumoni diçka tjetër ndërsa prisni për vaktin tuaj.

Kontrollo paraprakisht menunë
Kontrolloni menunë në internet përpara se të dilni ose telefononi restorantin për të parë nëse do të ishin të gatshëm të bënin disa modifikime./AgroWeb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET/ Çfarë dihet rreth frikës së fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës?
Previous article DOLËN TAPË NGA LOKALI/ Plas sherri mes të rinjve në Elbasan, largohen me vrap kur vjen policia

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT