• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BELGËT KISHIN 3 PYETJE…”/ Artan Hoxha: Kush është prokurori që lëviz me makinë të blinduar në Shqipëri
Home
Breaking News

“BELGËT KISHIN 3 PYETJE…”/ Artan Hoxha: Kush është prokurori që lëviz me makinë të blinduar në Shqipëri

10 February, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sipas gazetarit Artan Hoxha prokurorët belgë i kanë drejtuar sot tre pyetje kreut të PD-së Lulzim Basha, gjatë marrjes në pyetje në SPAK lidhur me dosjen e “Toyota Auris”.

Duke folur në emisionin “Log” në Abc Hoxha tregon se prokurorët duan të dinë se si ka rënë Basha në dijeni të faktit dhe ku e ka marrë informacionin.

 “Basha është paralajmëruar që në vitin 2018 që do jepte dëshmi para belgëve. E ka bërë një dëshmi në vitin 2019. Ky është një hetim i palës belge. Nuk kemi një hetim shqiptar për këtë çështje deri tani.  Unë e kam ndjekur këtë histori shumë më përpara se të vinim te kjo situatë. Pikërisht nëse do kishim ndonjë situatë për politikanët në Shqipëri. Belgët janë nisur nga deklaratat e Bashës në Kuvend. Basha ka dhënë një informacion që ka rezultuar 100% i saktë. 

Për ta bën një çudi të madhe që një operacion i finalizuar 48 orë më vonë të jetë pikë për pikë si deklarata e bërë në Kuvend. Ata e kanë bërë pjesë të hetimit të tyre sepse mendojnë se informacioni që ka marrë Basha mund të ndihmojë hetimet. Ata kërkojnë si është e mundur që Basha ka rënë në dijeni të atij informacioni. A ka elementë të tjerë që Basha ka rënë në dijeni dhe nuk i ka bërë publike. Interesimi tjetër i palës belge është për të ditur kush ia ka dhënë këtë informacion”, tha Hoxha.

Gazetari thotë se një prej prokurorëve federalë që ndjek çështjen hetimore të “Toyota Yaris” lëviz me automjet të blinduar në Shqipëri.

 “Nuk u ndryshua itinerari i Toyota Auris. Di që ky prokurori është prokuror federal. Vitin e kaluar ka ardhur 8 herë.  Ai kërkon masa të forta sigurie kur vjen. Lëviz me mjete të blinduara.

Siguria që i japin autoritetet tona e bëjnë atë të dukshëm. Nuk është i vetmi prokuror belg që vjen në Shqipëri. Ka qenë edhe një tjetër në Elbasan që po ndjek një ngjarje prej vitit të kaluar. Ka një tjetër prokuror që e flet shqipen si ne. Stivis është i njohur në komunitetin shqiptar në Belgjikë. I ndjek grupet tona deri në shtëpitë e tyre.

Ajo që dua të them është në rastin konkret se prokurorët belgë duan të kuptojnë se kush është i përfshirë në këtë histori, Autoritete belge nuk e provojnë dot se ato para janë nisur nga Belgjika. Automjetet janë përshtatur në Gjermani. Askush nuk e di nëse janë mbushur me para në Gjermani apo diku tjetër”, u shpreh Artan Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLET "LOJTARI I NDESHJES"/ Ylli i Chelsea-t: E dua sërish Botërorin
Previous article "KAKUJA"/ Shuhet në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e Ismail Kadaresë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT