• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KA SHUME LLUM PER TU PASTRUAR”/ Rama komenton votën për Vetingun. Parashikimi për zgjedhjet e 6 marsit
Home
Politikë

“KA SHUME LLUM PER TU PASTRUAR”/ Rama komenton votën për Vetingun. Parashikimi për zgjedhjet e 6 marsit

10 February, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama komentoi pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së votimin në Kuvend për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Kreu i qeverisë tha se çdo gjë që bashkon është pozitive duke shtuar se ka ende shumë llum për të pastruar në gjykata.

“Çdo gjë që bashkon është diçka pozitive, arsyet, qysh, tek, nuk kanë rëndësi përpara faktit. Ka qenë një proces i dhimbshëm, nuk ka qenë proces perfekt, është proces pastrimi. Atyre që thonë qysh, tek, u them që në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë duhet një durim i madh për ta zbatuar. Ajo që kemi bërë në pak vite është e paprecedentë. Kemi ecur me një shpejtësi të skëterrshme. Lajm i mirë zgjatja e mandatit. Ka akoma shumë llum në gjykatat e shkallëve të para dhe të dyta”, tha Rama.

Ndërsa u ndal te pyetësori i Këshillimit Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Rama u shpreh: “Ne nuk po ju themi njerëzve na jepni opinione për vendime që shkojnë përtej nesh që ti përdorim për luftë politike. Jo. Ne po i themi njerëzve për të gjitha këto çështje kemi dilema, në të dyja rrugët që do ndjekim ka argumente, fjala vjen duhet apo jo ta legalizojmë kanabisin mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e JO-s, por ndoshta duhet të ndjekim rrugën e Po-s. Nga përçarja e vazhdueshme nuk kemi nxjerrë maksimumin tonë si komunitet, si shqiptarë. Kemi folur për numrat. Ju e dini që kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Pozicioni është relativisht mirë. Patronazhistët janë njerëz si ju, që bëjnë punën e tyre në terren. Besoj që do kemi rezultat shumë pozitiv”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KAM ARDHUR KËTU PËR DONNARUMMA-N"/ Maignan: Ja kush është sekreti im
Previous article COPPA ITALIA/ I jashtëzakonshëm, Perin ndëshkon Juventus me një "MAGJI" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT