• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREZANTOHET KANDIDATI I PD NE DURRES/ Grida Duma: Sot kemi një çelës të madh në dorë…
Home
Politikë

PREZANTOHET KANDIDATI I PD NE DURRES/ Grida Duma: Sot kemi një çelës të madh në dorë…

10 February, 2022 F.autor Politikë

Prezantohet sot në Durrës, kandidati i PD Luan Hoti për kryetar bashkie. Nënkryetarja e PD Grida Duma, në fjalën e saj tha se Partia Demokratike sot hap fushatën me mbështetjen e më të mirëve dhe më qëndrestarëve.

“Jemi bashkë me kolegë, me miq dhe ata që janë palca kurrizore dhe mbështetja më e madhe. Natyrshëm ka entuziazëm. Të gjithë bashkë do t’ japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura.

Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë  e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve , por edhe  i ka ofenduar.

Që u gjithë stafi i bashkisë, të jetë bandë, vandal, ajo kandidatja është një njeri që është marrë peng nga ai klani dhe i përgjigjet atij klani, por kjo nuk do të thotë që këta të marrin peng Durrësin.

Patjetër kemi përballë një betejë të njerëzve non-grata që nuk hyjnë dot në institucionet e këtij vendi, dhe në do të tregojmë se më në fund do të kemi në krah njerëz të vlerave të vërteta. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës”, tha Duma.

Sipas Dumës, Bashkia e Durrësit është një prej bashkive më të rëndësishme të republikës së Shqipërisë.

“PD hap sot fushatën me mbështetjen e më të fortëve dhe më besnikëve e më të pastërve. Jemi bashkë me kolegë, miq, me ata që janë palca kurrizore e PD-së. Bashkë me ne janë disa pamje të reja rinore. Nuk është e tepërt që asnjëri nga ne të flasë për veten, për fitoren për sakrificën dhe për elementë që e bëjnë politikën të vërtetë. Jam durrsake, shumë rrallë e them në publik se duhet të përfaqësojmë Shqipërinë. Për të ardhur këtu kalojmë tek qendra, në fytyrën time kam një vragë që më ka ndodhur kur kam qenë e vogël tek shatërvani. Kush e njeh Durrësin e vjetër, fëmijët në atë kohë, ne kishim atë daljen tek Vollga ose tek qendra tek shatërvani i vjetër. Më vjen shumë mirë që kam një vragë nga ai shatërvani.

Jam e bindur që shumë ndjejnë dhimbje që durrësakët, ata që qanin kur humbte jetën një këngëtar italianë, ata që e flasin italishten si gjuhën e dytë. Na kanë thënë shumë për mënyrën e të bërit fushatë. Durrsakët nuk janë militantët që mund t’i tërheqësh përhundësh ose çuditen foltore pas foltore. Janë qytetarë të cilët nëse realisht besojnë, arrijnë ta ndëshkojnë pushtetin siç do ta ndëshkojnë këtë herë.

Ne themi është bashkia e dytë në republikë, për nga burimet. Është bashkia e parë, që më të mirët e vetë të mos ja lërë Tiranës apo të ikin jashtë shtetit. Durrësi është bashkia e parë për nga vlerat. PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të pastër më të papërlyer”, tha Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EUROVISION"/ Ronela Hajati nis xhirimet për videoklipin që do të përfaqësojë Shqipërinë, me një mesazh për Vjosën
Previous article ARBËR HAJDARI I BËN PYETJEN ME "SPEC"/ Donaldi në "vështirësi", ja si përgjigjet...

F.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT