• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Verona-Inter, Spalleti i beson formacionit bazë
Home
Futboll

Verona-Inter, Spalleti i beson formacionit bazë

30 October, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Java e 11-të e Serisë A do të mbyllet me duelin e Bentegodit mes Veronës dhe Interit që do të transmetohet live në orën 20:45 në Supersport. Interi i Spallettit e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon por duke patur parasysh që 4 skuadrat e tjera që renditen në 5-shen po ecin me një ritëm të çmendur, zikaltërve nuk u lejohen hapat fals. Në Verona Interi duhet të zbresë në fushë vetëm për fitoren dhe nëse arrin të marrë tre pikët, Mauro Icardi me shokë do të vendosnin një rekord të ri përsa i përket fillimit më të mirë të sezonit që nga momenti që një fitore në Serinë A vlen 3 pikë. Skuadra e Spallettit do të thyente rekordin e Interit të Mourinhos që në sezonin 2009-2010 kur fitoi edhe tripletën e famshme koleksionoi 28 pikë në 11 javët e para për një total prej 9 fitoresh një barazimi dhe një humbjeje. Zikaltërit e Spallettit nëse përfshihen edhe ndeshjet miqësore nuk humbasin që nga muaji korrik dhe të vetmen humbje me ish trajnerin e Romës në stol e kanë pësuar ndaj Nurembergut, në fillimin e fazës përgatitore. Përballë Veronës që është një skuadër shumë e dobët dhe ka pak cilësi brenda për t’u prishur punë ekipeve pretendente, Spalletti nuk do bëjë asnjë ndryshim  në formacionin titullar teksa do të zbresin në fushë të njëjtat lojtarë që kanë luajtur në ndeshjet ndaj Milanit, Napolit dhe Sampdorias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Plagoset me thikë në ambientet e shkollës, 17-vjeçari: Ndodhi prej bullizmit
Previous article ISIS kërcënon sërish, kësaj here Ronaldon (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT