• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI U SHANTAZHUA ADOLESHENTJA NGA TË RINJTË/ I zhvatën miliona. Të arrestuarit “qepin gojën”, “koka” ende në arrati
Home
Aktualitet
Kronikë

SI U SHANTAZHUA ADOLESHENTJA NGA TË RINJTË/ I zhvatën miliona. Të arrestuarit “qepin gojën”, “koka” ende në arrati

8 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre persona, të cilët u arrestuan gjatë së shtunës për kanosjen e një minoreneje, duke i zhvatur një shumë prej 8 mijë euro.

Shtetasit, Eris Beqo, Ksandros Pashollari dhe Xhulio Dapellari, janë lënë prapa hekurave, pasi ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë, një person i katërt është shpallur në kërkim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me qëllim dhënie pasurie shtetasen e mitur 15-vjeçare F. P., së cilës i kanë marrë në kohë të ndryshme, përgjatë një periudhe 1-mujore, 200 mijë lekë dhe 8000 euro.

OPERACIONI

Tre të rinjtë u arrestuan nga Policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar “Rrjetet sociale”, i cili u zhvillua gjatë së shtunës në qytetin juglindor, pasi të rinjtë kishin kanosur një 17- vjeçareje përmes rrjeteve sociale, duke i zhvatur miliona lekë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë pas një hetimi 1- mujor, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Rrjetet sociale’, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien epasurisë’ kryer në bashkëpunim, i shtetasve E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë; K. P., 28 vjeç, banues në Korçë; Xh. D., 21 vjeç, banues fshatin Barç, Korçë dhe u shpall në kërkim shtetasi K. A., 19 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëritjetrin, kanë kanosur nga rrjetet sociale, një 17-vjeçare, së cilës i kanë marrë përgjatë 1 muaji në kohë të ndryshme, shuma të ndryshme në lekë dhe euro, në shumën 200.000 lekë dhe 8.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100.000 lekë, 6.000 euro, një automjet tip ‘Benz’ dhe katër aparate celularë”, sqaroi Policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE NË FIER/ Gjendet e vrarë me thike një 50-vjeçare në fshatin Sheq i Madh
Previous article ATENAT SHQIPTARIT NË GREQI/ I riu qëllohet me armë jashtë klubit të natës pas sherrit mes dy grupesh

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT