• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A është Arta Marku njeriu i duhur? Rama: Nëse s’do të ishte, s’do bënin një deklaratë aq të lumtur…
Home
Shqipëri

A është Arta Marku njeriu i duhur? Rama: Nëse s’do të ishte, s’do bënin një deklaratë aq të lumtur…

15 January, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me ngritjen apo bllokimin e një institucioni të rëndësishëm si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një diskutim që sipas kreut të qeverisë është i kotë.

Ky është qëndrimi i Ramës në momentin kur është pyetur se çfarë gjykimi mban në lidhje me pretendimet e opozitës se ngritja e KLP-së dhe zgjedhja e Kryeprokurores së Përkoshme Arta Marku sipas ligjit do të ishte rruga e duhur dhe ligjore. I ftuar në emisionin Tonight me Ilva Taren, Rama ia “ka prerë shkurt” drejtueses së emisionit duke i thënë se nuk i intereson qëndrimi i opozitës apo ngritja e KLP-së në veçanti, pasi sipas tij qeveria është përgjegjëse për atë që bën apo për atë që nuk bën.

Rama gjithashtu ka sulmuar opozitën duke thënë se jo vetëm maxhoranca por edhe shoqëria shqiptare nuk ka nevojë më për opozitën në lidhje me reformën në drejtësi.

Rama: Ne nuk kemi më nevojë jo si mazhorancë por si shoqëri dhe si shtet për opozitën në rast se opozita nuk do. S’është fare arrogante, kjo është e vërteta, jo si shoqëri as si shtet ne nuk bllokohemi dot më nga opozita për cdo hap të reformës në drejtësi se është gjetur mekanizmi dhe është në Kushtetutë.

Tare: A kishte një mënyrë tjetër për të zgjidhur ngërçin për Prokurorin e Përgjithshëm?

Rama: Skishte dhe këtë nuk e them unë dhe këtë e tha dhe misioni i SHBA-ve e BE-së… por kishte një mënyrë tjetër, iu luta publikisht Lulzim Bashës dhe ai refuzoi.

Tare: Pse nuk e ngrini KLP-në?

Rama: Është një proces që do të shkojë sipas përcaktimeve që ka bërë platforma ligjore e reformës në drejtësi

Tare: Si e vlerësoni punën e Arta Markut?

Rama: Nuk kam asnjë koment, skam bër asnjë koment për punën e Adriatik Llallës që ishte në detyrë që nga momenti kur kemi ardhur në pushtet.

Tare: A ishte zgjedhja e duhur Arta Marku?

Rama: Nëse nuk do të ishte zgjedhja e duhur, nuk do të bënin një deklaratë aq të lumtur përfaqësuesit e huaj…

Tare: Po përse nuk e zgjodhët Prokurorin e Përgjithshëm ashtu siç e kërkon ligji përmes KLP-së? Opozita ka deklaruar…

Rama: Për mendimin tim kjo është humbje kohe. Ne mbajmë përgjegjësi për veprimet apo mosveprimet tona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fino publikon SKANDALIN e radhës në FSHF: As 4 Shoqatat e tjera nuk janë të rregjistruara!
Previous article Machester United i “magjishëm”, i jep “shuplakën” e rradhës skuadrës së Stoke Cityt

k.autor

Postime të ngjashme

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT