• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U DËNUA ME 3 VITE E 4 MUAJ/ Nata e parë e Saimir Tahirit në paraburgim, ja gjendja emocionale e ish-ministrit
Home
Breaking News

U DËNUA ME 3 VITE E 4 MUAJ/ Nata e parë e Saimir Tahirit në paraburgim, ja gjendja emocionale e ish-ministrit

5 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohen detaje nga nata e parë në qeli e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një interviste të dhënë për News 24, Lala u shpreh se Tahiri është shfaqur i qetë dhe nuk ka pasur shqetësime në ambientet e paraburgimit të 313-ës.

Sipas saj ish-ministrit i janë dërguar cigare dhe disa rroba për tu ndërruar, ndërkohë që është izoluar totalisht nga të paraburgosurit e tjerë, për shkak të masave për ruajtjen e tij fizike.

“Saimir Tahiri është izoluar në burgun 313 në kryeqytet në godinën numër 2, rreth orës 22:35 të mbrëmjes së djeshme, pasi janë kryer procedurat. Nga bisedimet që unë kam pasur me zyrtarë të burgut që kanë monitoruar nga afër gjendjen e tij, nuk ka shfaqur asnjë shqetësim gjatë natës, përkundrazi është shfaqur i qetë dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë.

I janë dërguar cigare dhe vetëm disa rroba për tu ndërruar përgjatë natës. Është në qeli i vetëm, i shkëputur totalisht dhe pa asnjë kontakt me të paraburgosur të tjerë, kjo sepse ka një specifikë në rastin e zotit Tahiri, ka qenë ministër i Brendshëm, më jetëgjati në historinë e Shqipërisë, dhe duke qenë se gjatë kohës së tij janë goditur disa grupe kriminale, mund të përmendim këtu Lazaratin,  duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e tij fizike. 313 është një burg i përkohshëm për ish-ministrin Tahiri, pasi  më pas ai do të transferohet në një burg tjetër të zakonshëm.

Është vendosur të çohet në një burg të zakonshëm pasi vepra penale nuk është e rëndë, ai u dënua për Shpërdorim Detyre. Është niveli më i lartë i politikanët të arrestuar në Shqipëri”, tha Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Regjistrohen 1,721 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Previous article ZGJEDHJET E PJESSHME TË 6 MARSIT/ KQZ kërkesë për informacion Bashkisë së Durrësit pas pretendimeve të PD

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT