• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BURGOSJA E ISH-MINISTRIT/ Salianji: Paralajmërojmë qartësisht që dënimi i Saimir Tahirit është vetëm fillimi
Home
Politikë

BURGOSJA E ISH-MINISTRIT/ Salianji: Paralajmërojmë qartësisht që dënimi i Saimir Tahirit është vetëm fillimi

5 February, 2022 Delo.autor Politikë

Deputeti i PD Ervin Salianji ka komentuar sot ne nje deklarate per mediat denimin me 3.4 vite burg te ish ministrit te Brendshem Saimir Tahiri.

Drejtuesi politik i qarkut te Korces, Salianji paralajmeroi ne emer te PD-se se denimi i Tahirit eshte vetem fillimi.

“Dënimi i ish ministrit më të vlerësuar e të përkëdhelur prova më e madhe se Shqiperia u kthye në parajsën e drogës ne qeverisjen e Rilindjes. Nën drejtimin e Tahirit dhe bekimin e Ramës skenari i kanabizimit u bë një skenar i frikshëm.

Paralajmërojmë qartësisht që dënimi i Saimir Tahirit është vetëm fillimi. Nisja e rrugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin, ai është e duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të Rilindjes”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Dënimi i ministrit të Brendshëm më të vlerësuar e më të përkëdhelur të Edi Ramës, është prova e plotë dhe e madhe se Shqipëria nën qeverisjen e Rilindjes u kthye në parajsën e drogës.

Nën drejtimin e Tahirit dhe me bekimin e Edi Ramës, skenari i kanabizimit u bë një realitet i frikshëm duke mbledhur rreth këtij procesi bandat e krimit të organizuar.

E kemi denoncuar me mijëra herë kanabizimin e Shqipërisë, lidhjet e Ramës me krimin, përdorimin e kriminelëve për të grumbulluar vota dhe më pas dorëzimin e sovranitetit të shtetit në duart e bandave dhe krimit të organizuar. Depërtimi I bandave deri në strukturat më të larta të shtetit, abuzimi me pushtetin, dhunimi dhe grabitja e qytetarëve është fakt dhe paralajmëron që dënimi i Tahirit është vetëm fillimi, nisja e rugëtimit të ndëshkimit të abuzuesve me pushtetin.
Ai është dhe duhet të jetë i pari në një listë të gjatë të drejtuesve të rilindjes.
Për vite me rradhë, Edi Rama e mohoi kanabizimin e Shqipërisë.
Edi Rama mohoi lidhjet e tij dhe të deputetëve të tij me krimin.

I mohoi denoncimet me fakte dhe nga brenda policisë së shtetit, i hodhi në rrugë dhjetra drejtues të policisë së shtetit dhe degdisi në azile dhjetra të tjerë. Vendosi policinë e shtetit nën thundrën e krimit dhe disa në shërbëtorë te tij.
I mohoi faktet e paraqitura nga Partia Demokratike, mohoi cdo denoncim edhe kur ato bëheshin mes parcelave me kanabis, mohoi raportet e partnerëve ndërkombëtar, mohoi gjithçka.
Ai mbrojti “ministrin kampion”, ministrin më të suksesshëm të të gjitha kohërave sipas tij, që e shndërroi policinë në mbrojtëse të parcelave të hashsahit, ndërsa efektivat e policisë në ngarkues e transportues të lëndës narkotike.
Në fakt, mbronte projektin e vet ashtu si sot heshti, futi kokën si struci dhe e shiti si faj të vartësit të tij.

A e mbani mend se si Edi Rama sulmonte çdo deputet e drejtues të PD, kur denonconin kanabizimin e Shqipërisë dhe lidhjet e Ramë and co me këtë proces kriminal.

Por koha i dha të drejtë Partisë Demokratike.

Shpallja fajtor e ministrit të Ramës dhe zbardhja e lidhjeve të tij me bandat e krimit të organizuar të trafikut të drogës, janë prova se PD kishte të drejtë në denoncimet e saj.

Nëse do të ishin dëgjuar në kohën e duhur, sot Shqipëria nuk do ishte në këtë situatë kriminale dhe paratë e drogës nuk do ishin investuar për blerjen e zgjedhjeve e në ndërtim.

Edi Rama mbrojti krimin e organizuar, pasi Saimir Tahiri nuk mund të vepronte pa mbrojtjen, mbështetjen dhe bekimin e Edi Ramës që është kreu i bandës.
Beteja jonë pakompromis në shërbim të interesit publik provoi se Edi Rama është i korruptuar.

Ne do ta vazhdojmë këtë betejë!

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Presidenti Erdogan dhe gruaja e tij rezultojnë pozitiv, si është gjendja e tyre
Previous article PREZANTOHET KANDIDATI I PD-SË PËR SHKODRËN/ Alibeaj: Nuk jemi të përçarë, shtrijmë dorën ndaj kujtdo

Delo.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT