• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKELQIMI DHE RENIA E TAHIRIT/ Nga “heroi” që mposhti Lazaratin tek “boom”-i i hashashit dhe kyçja në qelitë e 313
Home
Breaking News

SHKELQIMI DHE RENIA E TAHIRIT/ Nga “heroi” që mposhti Lazaratin tek “boom”-i i hashashit dhe kyçja në qelitë e 313

4 February, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një dënim prej tre vitesh e katër muajshnë burg do t’i duhet të vuajë që nga kjo e premte ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me vendim të Gjykatës së Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Ishte data 11 shtator i vitit 2013, kur Saimir Tahiri u dekretua Ministër i Punëve të Brendshme nga Presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani.

Saimir Tahiri hyn në Lazarat

Vetëm një vit në detyrë kishte mbushur, kur Tahiri hyri më 20 qershor 2014 në Lazaratin e Gjirokastrës ku kultivohej kanabis me tonelta , të famshëm për fortifikimin e papenetrueshëm nga Policia e Shtetit.

Tahiri shkëlqeu duke vënë nën kontroll fshatin problematik, në të njëjtën kohë akuzoi prokurorinë e asajkohë se kanë vepruar shumë ngadalë.

“Lazarati është si çdo pjesë e Shqipërisë, tashmë e shihni dhe ju, që kërkonte pak mundim. Unë erdha për të falënderuar Policinë e Shtetit për punën e mrekullueshme, ata djem dhe vajza që kanë bërë shumë për t’i bërë të gjithë të barabartë para ligjit. Siç e patë dhe dëshmuat në këto ditë, banorët e kanë mirëpritur ndërhyrjen e policisë, pasi ky fshat ka qenë peng i disa banditëve që shumë shpejt do arrestohen. Besoj se është momenti për të parë përpara. Ligji u vendos këtu si në çdo vend tjetër”, tha  Tahiri.

Vizita në Shtëpinë e Bardhë

Një ndër nderet që pak nga ministrat e kabinetit të qeverisë Rama kanë patur kënaqësinë ta shijojnë është edhe të shkuarit në Shtëpinë e Bardhë. Saimir Tahiri është ndër ta persona, pasi ka qenë në banesën e Presidentëve amerikanë gjatë mandatit të Barack Obamës, në vitin 2016.

Sipas raportimeve, përzgjedhja e Saimir Tahirit dhe arben Ahmetajt që do të shoqëronin Ramën gjatë kësaj vizite nuk ishte e rastësishme.

Kreu i qeverisë kishte deklaruar se Rendi Publik dhe Financat kanë qenë dy fushat në të cilat janë ndier më shumë arritjet e qeverisë. Këto dy ministri, nga ana tjetër, ishin edhe në fokusin kryesor të reformave të realizuara nga qeveria e koalicionit të majtë.

Tahirit “i merren këmbët” e bie në “vorbullën” e krimit të organizuar

Problemet me drejtësinë për ish-ministrin e dënuar tashme me burgim filluan në 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Atij i doli emri në përgjimet e lidhura me vëllezërit Moisi e Floirian Habilaj, të cilët i referohen atij si “shefi i madh”.

“Ti mendon… nga një anë borxhet që kemi, nga ana tjetër borxhet që kemi marrë… kemi 75 mijë lekë (75.000 euro) që janë automatikisht borxhe… 30 për “Xhaxhain”… 30 duhet t’ia çoj “Saimirit”… bëjnë 60 … 15 për anijen… nga duhet patjetër… janë 75 mijë lekë… plus 100 që janë. 72 janë të atyre të Fierit… 20 i ka Arseni… 170 mijë lekë. Heqim dhe këta të shtetit që kemi… Nga evidentimi dhe nga bisedat bëjnë referim edhe për Angelo Busacca, i quajtur ndryshe “kokë llamba”, dhe për gomonet që këta vendosin në dispozicionin e tyre”, ka thënë Moisi Habilaj, sipas përgjimeve.

Tahiri dënohet me “shërbim prove” për “Shpërdorim të detyrës”

Më 19 shtator, 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 5 vite burgim ish ministrin, por ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar,  dhe ato u konvertuan në 3 vite shërbim prove.

Prokuroria kërkoi dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar Tahirin për të paktën tre vepra të rënda: “Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal”; “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal”.

Tahiri mer goditjen finale, dënohet me 3 vite e 4 muaj burgim

Pasditen e së premtes, më 4 shkurt 2022 , Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi ta dënojë Saimir Tahirin me 3 vite e 4 muaj burg heqje lirie.

Tahiri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha gjykatësi./GSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MË LANË TË SHKOJA TEK BARCELONA"/ Zhgënjimi i yllit: Kam luajtur edhe me kokën e thyer për ata
Previous article HABIT ME RRËFIMIN/ Getinjo: Tre herë kam qenë në burgjet e këtij shteti

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT