• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Zhvillime në dosjen e vdekjes misterioze të 4 turistëve rusë në Qerret: Ja ekspertët që do pyeten javën e ardhshme
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Zhvillime në dosjen e vdekjes misterioze të 4 turistëve rusë në Qerret: Ja ekspertët që do pyeten javën e ardhshme

4 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Specialistë të kriminalistikës, toksikologjisë, ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik dhe ekspertët e ushtrisë, do merren në pyetje rreth kësaj ngjarje. Sipas burimeve pyetja e tyre nuk konsiston si persona që kanë dijeni për ngjarjen, por si ekspertë që duhet të japin shpjegime për aktet e ekspertimit, që ata kanë nxjerrë dhe dorëzuar prokurorisë së Kavajës, për llogari të kësaj dosje të vështirë.

Ekspertët, duhet tu shpjegojnë prokurorëve se çfarë rezultati është arritur në aktet e ekspertimit të tyre, në çfarë standardi është kryer ekspertiza dhe a kanë konstatuar elementë kriminalë në konkluzionet e ekspertimit.Hetimi i kësaj çështje që ka nisur për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” të një ose më shumë personave, konsiderohet si më komplekse për prokurorinë Shqiptare. Sipas një ekspertize të përpiluar nga, Instituti i Mjekësisë Ligjore, shkaku fillestar i humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse prania e monoksidit të karbonit në mushkëri, në masën mbi 75 për qind”.

Kjo ekspertizë ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët nga prokuroria, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit në pishinë. Ndërsa prezenca e monoksidit të karbonit në zonën ku qëndronin rusët, është shkaktuar nga kaldaja e hotelit.Sipas dosjes hetimore, katër shtetasit rusë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë.

Së bashku me miq të tjerë, ata kishin qenë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku dhe kishin drekuar, ndërsa darkën kishin vendosur që ta kalonin në kompleksin turistik në Qerret të Kavajës.Madje gjatë ditës, ata kishin rezervuar me telefon dhomën e saunës me xhakuzi që ndodhet në katin e nëndheshëm të hotelit.Rruga e kthimit nga Ohri bëri që rusët të vinin me vonesë në Qerret.

Ata u akomoduan rreth orës 20:30 dhe kërkuan që të kishin privatësi në sauna.Bazuar në dëshmitë e punonjësve të hotelit, mësohet se katër turistët nuk kanë kërkuar të konsumojnë as pije dhe as ushqime nga hoteli. Recepsionistja tregon se i ka pyetur nëse dy çiftet dëshironin të konsumonin pije, por ata kanë refuzuar.Orë më vonë, thirrjet e miqve të tyre ukrainas bënë që pjesëtarët e stafit të hotelit të zbrisnin sërish për të parë se ç’kishte ndodhur me dy çiftet, por u përballën me katër trupa të pa jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 6 MARSI/ PD: Kandidatët e "Shtëpisë së Ilirit" nuk përfaqësojnë demokratët, por korrupsionin e së shkuarës
Previous article PASOJAT E COVID-19/ Koronavirusi shkakton probleme në tru, prek kujtesën

Delo.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT