• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENT NË BERAT/ 60-vjeçari me COVID-19 humb kontrollin dhe bie në kanal, dërgohet në spital
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIDENT NË BERAT/ 60-vjeçari me COVID-19 humb kontrollin dhe bie në kanal, dërgohet në spital

4 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë aksidentale është regjistruar pasditen e sotme në Berat.

Një 60-vjeçar nga fshati Veterrik në rrethin e Beratit, ka rënë në një kanal rreth 10 metër të thellë, gjatë rrugës së kthimit për në fshat.

Arben Qorri mësohet se kishte shkuar në Spitalin Rajonal Berat për të kryer disa ekzaminime dhe kishte rezultuar “pozitiv” me Covid-19.

Pas mjekimeve të marra, ai ishte duke u kthyer në këmbë drejt fshatit Veterrik, por në dalje të qytetit ai ka rënë në kanalin që ndodhet përgjatë brigjeve të lumit Osum, në afërsi të Urës së Re.

Mendohet se ka qenë një ulje e madhe e tensionit ajo që ka sjellë edhe rënien e tij në kanalin që fatmirësisht nuk ishte me ujë për ta përcjellë në lumin Osum

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e kanë parë 60-vjeçarin në kanal pa ndjenja dhe kanë njoftuar Repartin Zjarrfikës dhe policinë.

Arben Qorri është nxjerrë nga kanali nga efektivët zjarrfikës dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe aktualisht ai ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve në Repartin e Urgjencës.

Burimet spitalore bëjnë me dije se 60-vjeçari ka pësuar fraktuara të shumta në duar, këmbë e trup për shkak të rrëzimit por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve që do kryhen, mjekët kanë deklaruar se do ta transportojnë në Repartin Covid, kur edhe do të kurohet në vazhdimësi, për shkak se analizat e tij kanë konfirmuar se është “pozitiv”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA PËRJASHTOHET NGA KOALICIONI ME LSI/ Komisioni i Rithemelimi: Rama po bën çdo që opozitën ta përfaqësojë "Lul Brava"
Previous article STATISTIKAT/ Shifrat flasin për një ekip apatik, Kupa mbetet shpëtimi i vetëm i Dinamos

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT