• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA BOTËRORE KUNDËR KANCERIT/ Çfarë duhet të dimë për kujdesin e lëkurës gjatë trajtimit
Home
Shëndet

DITA BOTËRORE KUNDËR KANCERIT/ Çfarë duhet të dimë për kujdesin e lëkurës gjatë trajtimit

4 February, 2022 s.autor Shëndet

Lëkura është organi, më i madh i trupit, i cili preket drejtpërdrejt nga kanceri, prandaj, kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm gjatë trajtimit. Çdo vit, më 4 shkurt, Dita Botërore e Kancerit na rikthen vëmendjen te kanceri, parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i tij.

Por shumica nuk e dinë është se sa i rëndësishëm është kujdesi i lëkurës gjatë trajtimit. Efektet anësore të trajtimeve përfshijnë acarim, skuqje, kruajtje, thatësi  dhe hiperpigmentim të lëkurës.

Këto probleme i shtohen përditshmërisë tashmë të pacientit, duke ndikuar në cilësinë e jetës dhe psikologjinë e tij. Studimet kanë treguar se 8 nga 10 pacientë me kancer kanë efekte anësore gjatë  trajtimeve në lëkurën e tyre dhe megjithatë shumë pak prej tyre shkojnë te kontrollohen tek një dermatolog, raporton abcnews.al

Kjo është arsyeja pse konsultimi me një dermatolog për kujdesin e duhur të lëkurës para, gjatë dhe pas çdo trajtimi është shumë i rëndësishëm. Një përqindje shumë e madhe e pacientëve janë të detyruar të ndërpresin trajtimin , për shkak të efekteve anësorë që kanë në lëkurë.

Problemet e përmendura më sipër janë një realitet i ashpër i trajtimit dhe shpesh e detyrojnë pacientin të ndalojë trajtimet. Për La Roche-Posay,  asnjë pacient nuk duhet të ndihet i vetëm në luftën kundër kancerit dhe efeketet në lëkurë nuk duhet të jetë një pengesë në trajtimin  e tij.

Për këtë arsye ajo bashkoi forcat me grupin e vullnetarëve kundër kancerit, AgkaliaZO,  që asnjë pacient të mos ngadalësojë apo ndërpresë trajtimin për shkak të efekteve anësore në lëkurë. Nga viti 2019 e deri më sot, më shumë se 19,000 paketa speciale të kujdesit dermatologjik La Roche-Posay janë shpërndarë në spitalet publike dhe private për pacientët onkologjikë.

Në të njëjtën kohë, La Roche-Posay ka krijuar një udhëzues të plotë, me këshilla dhe udhëzime për shëndetin e përgjithshëm fizik dhe mendor të pacientëve me kancer, një “armë” e vlefshme si për pacientët por edhe për personelin shëndetësor, raporton abcnews.al

Prandaj , kujdesi ndaj lëkurës është po aq i rëndësishëm sa trajtimi i kancerit, pasi përmirëson cilësinë e jetës së pacientit dhe i jep forcë  për të luftuar, për të mos ndërprerë trajtimin, dhe për të dalë fitimtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIGJET MAKINA NË ELBASAN/ DETAJET e para nga ngjarja. Ja çfarë dyshohet
Previous article DËSHTIM I MADH I PARTIZANIT/ Ergys Kaçe u pagua 640 euro në ditë

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT