• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Rreth 14,300 raste janë aktive, 865,000 persona janë vaksinuar me dy doza
Home
Rajon

COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Rreth 14,300 raste janë aktive, 865,000 persona janë vaksinuar me dy doza

3 February, 2022 Delo.autor Rajon

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 26 viktima me koronavirus dhe 1,543 raste të reja, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik.

Rastet pozitive kanë pas testimit të 4,667 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga testet e kryera është 33.01 për qind. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 8,470 dhe mbi 80 për qind e tyre janë persona që nuk ishin të vaksinuar.

Sipas të dhënave të Institutit, janë shëruar 1,061 persona ndërsa rreth 14,300 raste janë aktive. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre, apo 784 raste, janë regjistruar në Shkup.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për infektimin e rreth 400 nxënësve apo 0.15 për qind nga rreth 250.000 fëmijë sa ndjekin mësimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive, ka bërë të ditur se është duke planifikuar testimin e shpejtë të nxënësve nëpër shkolla që të ketë një pasqyrë mbi gjendjen epidemiologjike të nxënësve pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike.

Komisioni për Sëmundje Infektive i Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do ta ndryshojë protokollin e evidentimit të viktimave nga koronavirusi.

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon edhe procesi i imunizimit të popullatës, por ende nuk ka arritur në 50 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Deri të mërkurën me nga dy doza janë vaksinuar 865,000 persona nga popullsia dy milionëshe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THYHET NJË REKORD BOTËROR/ Një rrufe e gjatë 767 km përshkoi tri shtete të SHBA-së
Previous article ULET NUMRI I RASTEVE AKTIVE ME COVID-19 NË VEND/ 128 pacientë të shtruar në spitale, 23 janë rëndë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT