• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË E RREZIKSHME SE NDRAGHETA”/ Kryeprokurori Italian për mafian shqiptare: Tepër inteligjente, ka krijuar lidhje të forta me…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË E RREZIKSHME SE NDRAGHETA”/ Kryeprokurori Italian për mafian shqiptare: Tepër inteligjente, ka krijuar lidhje të forta me…

2 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Kryeprokurori i Barit në Itali, Roberto Rossi ka folur për mafien shqiptare dhe italiane dhe për bashkëpunimin e tyre, që mund të kthehet në një alarm të madh për vendin.

Rossi thekson se mafiet shqiptare që operojnë në Itali janë të ngjashme me Ndragehtën, madje sipas tij, ajo është edhe më e rrezikshme.

“Këtu ka një emergjencë kombëtare krimi i organizuar shumë i ngjashëm me ‘Ndrangheta’, por që është shumë herë më i rrezikshëm sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka ‘inteligjencën’ e mafies së biznesit”, shprehet kryeprokurori Rosi.

Rossi ka shpjeguar lidhjet e mafias së Foggias dhe`Ndranghetës”

“Kemi disa prova. Për drogën punojnë me shqiptarët dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për të sjellë kokainën. Marrëdhënia është shumë e fortë me shqiptarët”, shprehet ai në një intervistë për Rai Uno.

Ai vë në dukje më tej mafia e Foggia-s, apo e quajtur “mafia e katërt” tashmë është e globalizuar në kuptimin që ka marrëdhënie shumë të fortë me krimin e organizuar shqiptar.

“Duke qenë një mafia që ka investuar shumë, ajo ka ndërtuar marrëdhënie të forta ekonomike si në Italinë e Veriut, Ballkanin dhe Kolumbinë. Për këtë kemi ndërtuar një urë bashkëpunimi me prokurorin e antimafias shqiptare”, thekson më tej prokurori i Barit.

Sipas tij, drejtuesit e mafias shqiptare dhe asaj italiane po i dërgojnë fëmijët e tyre në universitetet më të shtrenjta. Megjithëse kjo mund të duket si një sinjal për t’u ndarë nga ajo çfarë bëjnë prindërit e tyre sipas Rossit kjo është e vështirë të ndodhë sepse ata janë rritur në kontekste sociale ku qarkullon pasuri e madhe.

“Disa djem të kapobandave të drogës kanë studiuar në Milano, në universitete prestigjioze. Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, përkundrazi, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta”, thotë Rossi.
Prokurori italian shton se “krimi në Foggia është bërë më i fortë në veri. Ai i Barit është më i kufizuar, ndoshta sepse është kundërshtuar më shumë ndër vite me energji më të madhe nga shteti, ndaj ndodhet në vështirësi. Unë do të thosha se kundërshtarët e vërtetë të krimit të organizuar në Foggia janë gratë. Ato ishin ndër të parët që reaguan. Roli i të vejave të viktimave luajnë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjen sociale të zonës së Foggia-s, kështu që kamë parë se si gratë janë protagoniste të reagimit. Sigurisht, ato janë ende të pakta, por ky fakt është domethënës”, përfundon ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE! Ja çfarë të vishni për në punë gjatë shkurtit, kur s'keni asnjë ide
Previous article NGA "PLAYSTATION 3" TEK XHEZVE ME KOKAINË/ Detaje nga operacioni në burgje, si kaluan në sitë 38 qelitë e të dënuarve "VIP"

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT