• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HETIMI I SPAK/ I morën 10 mijë euro të shpallurit në kërkim, lihen në burg dy efektivët policorë të Durrësit
Home
Aktualitet
Kronikë

HETIMI I SPAK/ I morën 10 mijë euro të shpallurit në kërkim, lihen në burg dy efektivët policorë të Durrësit

2 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve dy efektivët e Durrësit, Gëzim Lluka dhe Viktor Buca.

Referuar hetimeve të SPAK dy efektivët e policisë Durrës, arritën me sukses të gjenin Alfred Mikelin, person i dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg.

Ata e kapën dhe e morën në makinën e policisë sipas procedurës. Por gjatë shoqërimit të tij për në komisariat, Mikeli duket se i ka korruptuar policët duke u ofruar rryshfet. Sipas dosjes ai u ka ofruar efektivëve 10 mijë euro që ta linin të lirë

Lluka dhe Buca u vunë në pranga më 31 janar. Ndërsa, ngjarja ka ndodhur në 10 gusht të vitit të shkuar kur punonjësit e policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Viktor Buca dhe Gezim Lluka, pasi janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej personi në kërkim, e kanë lokalizuar atë dhe e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin.

Pasi kanë negociuar me Alfred Mikelin, punonjësit e policisë Buca dhe Lluka e kanë lënë të lirë, në shkëmbim të 10.000 eurove. Mikeli ishte person në kërkim për efekt të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor të formës së prerë të ish – Gjykatës për Krime të Rënda, sipas të cilit ai ishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLIMI KOMBËTAR/ Rama tregon sa qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës (SHIFRA)
Previous article STUDIMI: Çfarë ndodhi me vullnetarët që u infektuan qëllimisht me COVID?

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT