• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Çfarë ndodhi me vullnetarët që u infektuan qëllimisht me COVID?
Home
Jetë

STUDIMI: Çfarë ndodhi me vullnetarët që u infektuan qëllimisht me COVID?

2 February, 2022 s.autor Jetë

Sfida e parë njerëzore në botë, ku vullnetarë janë infektuar qëllimisht me Covid 19, në kuadër të studimeve për virus, ka rezultuar e suksesshme dhe e sigurtë tek të rinjtë. Kjo konfirmoi se të dhënat mund të japin një bazë shumë të çmuar për studimet dhe mjekimet për Covid-19.

Ky projekt u paralajmërua në shkurt të një viti më parë si një bashkëpunim mes universitetit të Londrës, qeverisë britanike dhe task forcës për vaksinimin e popullsisë. Shkencëtarët prej dekadash kanë përdorur sfida të tilla për të mësuar më shumë për sëmundje si malarja, gripi, tifo dhe kolera; për të prodhuar mjekime dhe vaksina kundër tyre.

Në projektin aktual 36 të rinj të shëndetshëm, meshkuj dhe femra të moshës nga 18 – 19 vjeç, në mënyrë vullnetare pranuan të infektohen me virusin origjinal të Covid dhe u monitoruan nga afër gjatë kohës së karantinimit, raporton abcnews.al.

Monitorimi do të zgjasë për 12 muaj. Deri tani nuk ka pasur asnjë situatë serioze dhe vullnetarët e përjetuan mirë proçesin. Mosha e përzgjedhur ka të bëjë me faktin se këta janë edhe përhapësit më të mëdhenj të virusit.

Sipas të dhënave të para simptomat nisin të shfaqen dy ditë pas infektimit me virusin. Fillimisht në fyt , por pjesa më e madhe përqendrohet në hundë, dhe zgjat pesë ditë. 18 nga vullnetarët u infektuan, 16 prej tyre kishin vetëm rrjedhje hundësh, teshtima dhe pak ngacmim në fyt.

Disa të tjerë përjetuan dhimbje koke, muskujsh dhe kockash, lodhje dhe temperaturë. Asnjeri prej tyre nuk pati simptoma serioze. Dy prej vullnetarëve u përjashtuan nga eksperimenti pasi kishin një nivel të madh antitrupash.

13 nga të infektuarit vullnetarisht thanë se kishin humbur përkohësisht nuhatjen, që u rikthye brenda 90 ditësh.

Anjë prej tyre nuk pati asnjë pasojë në mushkëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HETIMI I SPAK/ I morën 10 mijë euro të shpallurit në kërkim, lihen në burg dy efektivët policorë të Durrësit
Previous article SHPJEGON SE VICTORIA ËSHTË SI PIPPO INZAGHI/ Beckham: Ka 25 vite që ha saktësisht të njëjtat gjëra

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT