• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOI FQINJIN ME ARMË PËR DELET/ Dënohet me 12 vite burg 71-vjeçari në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLOI FQINJIN ME ARMË PËR DELET/ Dënohet me 12 vite burg 71-vjeçari në Lezhë

2 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lezhës dënoi me 12 vite burg 71-vjeçarin Gjergj Gjini, i cili në muajin dhjetor të vitit të kaluar plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini.

Ngjarja është shënuar në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hil Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë.

Ai u qëllua me armë nga fqinji i tij sapo kishte dalë nga banesa. Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor të moshuarin për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Kanosja”.

Kujtojmë se për këtë ngjarje, Prokuroria e Lezhës kërkoi dënimin me 20 vite burg të Gjergj Gjinit.

Ai përfitoi nga ndryshimi i kualifikimit të veprës penale nga vrasje me paramendim në plagosje e rëndë me dashje si dhe nga bashkimi i dënimeve, ndërsa vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

NGJARJA

Shtetasi Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij. Këta të fundit fatmirësisht nuk morën dëmtime, pasi bashkëshortja e 43-vjeçarit arriti të zbresë nga makina dhe fillimisht ka mundur t’i ulë dorën e më pas t’i rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini, i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj.

Në këtë mënyrë, gruaja ka arritur të mbrojë edhe tre fëmijët e mitur nga të shtënat me armë zjarri. Mëngjesin e 1 dhjetorit, Hilë Gjini ka qëndruar rreth 30 minuta në makinë ku u qëllua derisa ka ardhur ambulanca që e ka transportuar atë në Spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Ai mori një plumb në pjesën e këmbës që nuk përbënte rrezikshmëri për të. Policia arriti të prangosë autorin disa orë pas ngjarjes, si dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi armën e krimit dhe disa gëzhoja.

Në deklarimet në Polici, 70-vjeçari ka deklaruar se konfliktet me Hil Gjinin kishin nisur që në vitin 2004, pasi ky i fundit i kishte helmuar delet. Sipas tij, që prej asaj kohe debatet kanë qenë të vazhdueshme, për çështje pronësie, pasi tokën e kishin ngjitur me njëri-tjetrin. I moshuari pranoi autorësinë menjëherë pas arrestimit nga Policia.

Banesat midis tyre kanë një distancë prej rreth 300 metrash, ndërsa shënjestra nuk njihej si person problematik në zonë, ndërsa për disa vite kishte qenë këshilltar komunal në Komunën e Balldrenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTA QË U KTHYE NË TRAGJEDI/ Kush janë viktimat nga Kukësi që vdiqën në aksidentin e rëndë në Librazhd (FOTO)
Previous article I VRISTE DHE I DIGJTE/ Krimet e tmerrshme të “Gaxhait” të Vlorës, nga ekzekutimi i kundërshtarëve te përplasjet me bandën e Zani Çaushit

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT