• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ LSI kërkon në KQZ koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, bashkë me ndjekësit e ish kryeministrit Berisha
Home
Politikë

E FUNDIT/ LSI kërkon në KQZ koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, bashkë me ndjekësit e ish kryeministrit Berisha

1 February, 2022 F.autor Politikë

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta regjistrojë si parti udhëheqëse e koalicionit zgjedhor “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Sipas dokumentit të LSI, ky koalicion përbëhet, krahas saj, edhe nga Partia Demokristiane dhe nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Për këtë kërkesë LSI citon nenin 65 Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, “dy ose më shumë parti politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi, jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve”.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, tha për VOA se nuk mund të jepte sqarime apo reagim lidhur me këtë kërkesë, sepse afati për dorëzimin e kërkesave për regjistrim të koalicioneve nuk ka përfunduar ende.

Sipas saj, kërkesat për regjistrim kalojnë përmes vendimmarrjes së KQZ në seanca publike. KQZ miraton nesër regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore sipas nenit 64 dhe kërkesat për koalicione zgjedhore mes tyre mund të paraqiten për regjistrim brenda 24 orve nga miratimi i kërkesave të secilës parti.

Vëzhgues të pavarur pohojnë se Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk është paraqitur në KQZ si subjekt zgjedhor, sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor, gjë që ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e koalicionit të saponjoftuar nga LSI.

Nisma e LSI-së për këtë koalicion u cilësua nga Partia Demokratike si “Koalicioni Non-Grata një zyrtarizim i partisë së vjetër Meta – Berisha – Rama”, që e “etikon si Trekëndëshi i Bermudës”, dhe “koalicioni që simbolizon korrupsionin, politikën e vjetër dhe lajmet e rreme”.

Partia Demokratike theksoi në një deklaratë me këtë rast se “Partia e vjetër Meta – Berisha – Rama synon të dëmtojë PD dhe demokratët si dhe të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën”.

Lidhur me pretendimet e përkrahësve të ish kryetarit Sali Berisha mbi legjitimitetin e drejtuesve të PD-së, diplomatët amerikanë janë shprehur hapur pro kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim njoftoi përmes Twiterit pak ditë më parë se pati “një takim të shkëlqyer me kryetarin Basha mbi çështje kryesore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, përfshirë mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, luftën ndaj korrupsionit & rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug”.

“Një opozitë e fortë, me vështrimin përpara është themelore për demokracinë” – theksoi ambasadorja Kim.

Diplomatët amerikanë kanë përsëritur se përcaktimi i ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij për korrupsion dhe cënim të demokracisë është një vendim i pakthyeshëm.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, kanë kërkuar të marrin pjesë 11 parti politike: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Bashkimi Demokrat, Partia e Reformave Demokratike, Partia Demokristiane, Partia Kristian Demokrate, Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike, Lëvizja e Re.

Komisionet zgjedhore tashmë janë ngritur, ndërsa në bashkinë Vorë pritet të zbatohet projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave.

  • FOLLOW US
  • INFO
    • Rreth nesh
    • Abonim në listë e-maili
    • Partnerët
    • Na kontaktoni
    • Shënim për privatësinë
    • Si të hyni në faqen tonë
  • ZËRI I AMERIKËS
    • Ditari
    • Amerika
    • Ballkani
    • Intervista
    • Bota
    • Shëndetësi
    • Mjedisi
    • Pikëpamja e qeverisë së SHBA
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NE SUKTH/ Kamioni përplaset me një automjet tjetër, një person i plagosur
Previous article “TË DËGJOJMË...”/ Rama publikon të dhënat e Këshillimit Kombëtar: Deri tani janë përfshirë mbi 81 mijë qytetarë

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT