• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHTËPIA E LIRISË”/ Ja logo e koalicionit Berisha-LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit
Home
Politikë

“SHTËPIA E LIRISË”/ Ja logo e koalicionit Berisha-LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit

1 February, 2022 s.autor Politikë

Sali Berisha dhe LSI do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ky fakt u bë publik dje nga Berisha, ndërsa emri i koalicionit do të jetë “Shtëpia e Lirisë”. Sot është publikuar edhe logoja e këtij koalicioni, një rreth me ngjyrat e kuqe dhe blu, në gjysmën e të cilit është flamuri dhe në gjysmën tjetër emri i koalicionit.

Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI. dhe pse nuk kanë thënë zyrtarisht se do të jenë në një koalicion Berishën, LSI në reagimin e fundit i cilëson primaret e Komisionit të Rithemelimit si të jashtëzakonshme, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se kjo parti mbështet 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

PD zyrtare reagoi dje, duke e cilësuar këtë koalicion ‘non grata’ që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.

Komisioni i Rithemelimit u bë dje i pari nga kampi opozitar që shpalli emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes primareve të Sali Berishës kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave. Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit. Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OMICRON "PUSHTON" BOTËN/ Danimarka me 50 mijë infektime në ditë, heq kufizimet anti-COVID
Previous article ZGJEDHJET E 6 MARSIT/ Vetëm 24 orë kohë për koalicionet, Celibashi tregon partitë që kanë paraqitur kërkesën për regjistrim

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT