• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATË E FORTË/ Vishaj: Jemi në një moment që Metës i duhet një avokat dhe jo përfaqësuesit e tij ligjorë
Home
Politikë

DEKLARATË E FORTË/ Vishaj: Jemi në një moment që Metës i duhet një avokat dhe jo përfaqësuesit e tij ligjorë

31 January, 2022 Delo.autor Politikë

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 1 shkurt për fatin e Ilir Metën. Për të komentuar rreth asaj që e pret Presidentin, ‘Kontrast’ kishte në një lidhje direkte avokatin e njohur Saimit Vishaj.

I pyetur rreth zhvillimeve që pritet të ndodhin nesër, Vishaj u shpreh se së pari ka ardhur koha që Ilir Meta të marrë një avokat gjakftohtë për t’u përballur në séance dhe të mos përfaqësohet më nga këshilltarët ligjorë të Presidencës

“Kemi që nga 5 janari që gjykatat shqiptare nuk po funksionojnë, aq më tepër Gjykata Kushtetuese. Ajo që ne presim nga kjo gjykatë është që të nisë si process, të legjitimojë palët. Unë nuk arrij të kuptoj sesi një gjykatë kushtetuese të legjitimojë palët. Të legjitmojë institucionin e Presidentit si institucion, apo emrin e tij. Apo presidenti do të ketë përfaqësuesit e tij, por jo nga presidenca. Sepse jemi në një moment që presidenti ka nevojë për një avokat gjakftohtë dhe jo përfaqësuesit e tij ligjorë. Problemi i dytë është që a mundet GJK ta ndajë dispozitën kushtetuese që mund të jemi para një veprimi antikushtetues pa çështje fajësie? Ne duhet të mësohemi që presidenti të jetë një njeri mbi palët dhe mbi ngarkesat emocionale” – tha Vishaj për Report TV.

I pyetur se si do të shkojë çështja e Metës në Kushtetuese, Vishaj u shpreh pesimist për shkak të kompozimit të deritanishëm të organeve të larta të drejtësisë.

“Nuk mendoj që kjo Gjykatë Kushtetuese me numrin e kufizuar që ka do të arrijë ta zgjidhë çështjen e Presidentit. Nuk e di pse u shtynë vakancat që do të krijonin një lloj balance. Në këtë moment nuk jam optimist” – tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKEL HAPTAZI KUSHTETUTËN/ Meta negocion fshehurazi marrëveshje në emër të LSI për garën e 6 marsit. Berisha e nxjerr zbuluar
Previous article TRAGJIKE/ Modelja e njohur ndërron jetë në moshën 30-vjeçare

Delo.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT